
Pse duhet të bëni patjetër blerje këtë fundjavë?
Jeni ose jo të fiksuar pas “shopping”-ut, është një ngjarje në vit që na bashkon të gjithëve me idenë se të blesh me çmime të ulëta është një nga ndjesitë më relaksuese në botë. Po flasim për atë që quhet “Black Friday” – fenomen i nisur në SHBA e që fatmirësisht është kthyer në traditë edhe në shtetet e tjera, përfshirë këtu Shqipërinë.
Por çfarë është “Black Friday”? Në fakt është e më e thjeshtë nga se nderlikohet nga emri: E premtja e fundit e muajit nëntor, ajo që pason të enjten e Ditës së Falenderimeve, merr emrin e ‘Premtja e Zezë’ duke bërë që të gjitha dyqanet të ulin drastikisht çmimet nisur nga ajo e premte e duke vazhduar të gjithë fundjavën.
Njësoj do të ndodhë edhe në Shqipëri këtë fundjavë dhe duket se qejfi është dyfish pasi kujtojmë që prej të enjtes (28 nëntor) ne shqiptarët nuk jemi as të angazhuar me punë prej festave të Nëntorit që na japin edhe më tepër kohë këtë vit për të bërë pazaret që duam duke kursyer shumë para prej uljeve.

Duke qenë gjithë sy e vesh për uljet e fundjavës, do t’ju tregojmë sot se ku duhet të drejtoheni për të ndjerë kënaqësinë e “Black Friday” por pa e vrarë mendjen për vështirësitë që kjo ditë e ngarkuar ka. Ju kujtojmë këtë pamje kur flasim për ‘vështirësitë e Black Friday‘:
Mos u shqetësoni, kënaqësitë edhe këtë herë do të na i përmbushë “Aladini” që prej kohësh, ka dalë nga përrallat fantastike dhe është kthyer në realizuesin më të mirë të dëshirave për shqiptarët.
Aladini.al në përputhje të plotë me filozofinë e Black Friday, ndonëse një faqe shopping-u online, do të rezervojë për datat 29-30-1 nëntor (e premte, e shtunë, e diel) ulje drastike deri në 80%-90% për të gjitha kategoritë.
Po sërish, përse duhet të zgjedh Aladini.al, i cili është “online” dhe jo dyqanet tradicionale në këtë fundjavë qejfi përsa i përket pazarit?
– Rradhat e gjata dhe sfilitëse
Vërtetë fundjava e ‘Black Friday’ është qejf i madh por mos harroni asnjëherë radhat kilometrike për të paguar apo për të provuar ato që pëlqejmë në dhomat e zhveshjeve. Humbja e kohës në radha bën që të lodhemi dhe të mos kemi kohëtë shohim çdo gjë që do të donim ndërkohë në Aladini.al me një klik të vetëm mund t’I hedhim një sy të gjitha ofertave pa pasur nevojë të qëndrojmë në radhë.

– Ngarkesa me çanta dhe pesha të shumta
Në fundjavën e Black Friday nuk janë vetëm uljet të çmendura por edhe blerjet tona. Duke dashur të kursejmë sa më tepër mbushim qese dhe çanta me gjithçka na del përpara. Megjithatë ngarkesa e tepërt bën që në fund të ditës të jemi sfilitur dhe të mos e kemi ndjerë kënaqësinë e vërtetë që të jep pazari. Në Aladini.al, çantat me produkte për ne i mbajnë korrierët të cilët brenda 48 orëve na i kanë sjellë në derën e shtëpisë gjithçka kemi blerë pa dashur që të lëvizim nga vendi.
– Stresi i parkimit
Duket si gjëja e fundit që të shkon mendja kur ka ulje të frikshme megjithatë mbetet një nga problemet kryesore – parkimi. Duke qenë se pjesa më e madhe e njerëzve ia dedikojnë këtë fundjavë pazarit, fluksi dhe radhat nuk do t’i gjeni vetëm brenda në dyqane por edhe në parkime. Ndërkohë me Aladini.al mund të jeni kudo të rehatuar: shtëpi, kafene, restorant, në qendër kozmetike duke bërë qejfin tuaj dhe thjesht përzgjidhni produktet të cilat më pas vijnë tek ju.

– Të shijuarit ditët pushim
Siç e thamë pak më parë, që prej datës 28 nëntor, ne në Shqipëri kemi fatin të jemi pushim ndaj me siguri keni rezervuar plane për këto ditë festash apo thjesht keni dëshirë të merrni disa ditë pushim në rehatinë që fal shtëpia. Duke qenë kështu, Aladini.al mbetet zgjedhja perfekte sepse nuk iu lejon të prishni planet për të qenë fizikisht në dyqane për të blerë. Ju mund të përfitoni nga uljet marramendëse kudo që të jeni.
Në mënyrë që ta kuponi qartazi se Aladini.al duhet të jetë zgjedhja juaj këtë fundjavën e Black Friday, ju sugjerojmë të bëni një klikim këtu, që tani, në mënyrë që t’i fiksoni disa prej produkteve që dëshironi të blini me patjetër dhe me super ulje, të cilat mund t’i merrni vesh që tani nëse bëni një regjistrim të thjeshtë, këtu.
“E KE NË DORË! Shiko tani – Black Friday nga telefoni juaj!”
‘Shopping’ të mbarë dhe pa strese! /News31.al
+ There are no comments
Add yours