
Dubai mund të ketë ndërtesën e parë funksionale 3D të printuar
Në ditët e sotme mund të printosh gjithçka në 3D – një urë prej çeliku, një implant vertebral, një bri rinoceronti, madje edhe një nofull breshke. Në Dubai po planifikohet të ndërtohen ndërtesat e para plotësisht operative të printuara ne 3D si pjesë e projektit Museum of the Future në 2017. Duke përdorur një printer 3D rreth 6 metra të lartë, pjesët e ndërtesave do të printohen me rradhë dhe do të montohen së bashku. I gjithë proçesi mund të dojë vetëm disa javë kohë. Gjithsesi, ndërtimi i jashtëzakonshëm nuk do ndalet me aq, edhe arredimi i tyre do jetë tërësisht i printuar në 3D. Ndërtesa do jetë përafërsisht 6000 metër katrorë duke u konsideruar në ndërtesën më të madhe dhe të avancuar në printim 3D. Projektuar të vendoset pranë Muzeut të së Ardhmes, ndërtesa do jetë provizorisht e banuar nga stafi i muzeut. “Kjo ndërtesë do jetë dëshmi e funksionalitetit dhe kreativitetit të teknologjisë së printimit në 3D, për të cilën kemi besim se do luajë një rol madhor në sektoret e dizajnit dhe arkitekturës,” – shprehu Mohammed Al Gergaëi, Ministër i Kabinetit të Punës dhe Kryetar i Komitetit Kombëtar të Inovacionit në deklaratën e tij zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe. “Qëllimi jonë është të përfitojmë nga kjo mundësi për tu kthyer në një përçues boteror të inovacionit që ofron printimi 3D. Ky është vetëm hapi i parë i shumë të tjerëve vijues.” Si një sipërmarrje e përbashkët e firmës Kineze të printimit 3D WinSun dhe ivestitorëvë të firmave botërore të arkitekturës dhe dizajnit, ky projekt shënon iniciativën fillestare të Muzeut të së Ardhmes.
+ There are no comments
Add yours