
Dhuratat e personalizuara, zgjedhja e duhur për festat e Dhjetorit
Proçesi i pregatitjes së dhuratave për miqtë, kolegët dhe familjarët është shumë argëtues, por shpesh edhe stresues pasi na kap paniku se çfarë duhet të dhurojmë dhe se ku ti gjejmë të gjitha dhuratat e ndryshme që na nevojiten.
Prandaj, sot blerja online e dhuratave është një opsion shumë i favorshëm, që na mundëson të shohim me qindra ide dhuratash në një vend të vetëm dhe ti blejmë ato vetëm përmes një klikimi.
Prandaj Dyqani online Idedhuratash.al ka sjellë në këtë sezon festiv një larmishmëri me ide dhuratash unike e të personalizuara për çdo kërkesë, duke ju bërë të kurseni shumë kohë dhe të gjeni dhuratat më të përshtatshme për të dashurit tuaj të zemrës dhe miqtë e të afërmit tuaj.
Ja cilat janë disa nga dhuratat e personalizuara që na sugjeron Idedhuratash.al në këtë prag festash të Krishlindjeve dhe Vitit të Ri:
Një shishe vere në kuti druri të dekoruar: Është gjithnjë një ide shumë e mirë për dhuratë. Kutia e drurit e dekoruar dhe e personalizuar me një mbishkrim nga ana juaj do ta bënte edhe më të veçantë dhuratën tuaj.
Bllok me kostelacion dhe stilolaps të personalizuar: Nëse personi që po i bëni dhuratën është i apasionuar pas horoskopit, kjo është një dhuratë fantastike, e dedikuar enkas për të me bllokun me shenjën e tij të zoodiakut dhe me stilolapsin elegant me dedikim apo inicialet e marrësit të dhuratës.
Kurorë festive me foto për të dashurit tuaj të zemrës: Kjo është një dhuratë fantastike për miqtë apo familjarët tuaj, ku mund të ndani me ta disa nga momentet tuaja më të bukura në 9 foto të personalizuara.
Set me stilolapsa elegantë me iniciale apo mbishkrim të personalizuar: Kjo është një ide dhuratë gjithnjë aktuale, e përshtatshme për të dashurin/ën, kolgeun apo kolegen e punën apo një mik apo mikeshë. Me dedikim të veçantë apo iniciale, ky set stillapsash do të jetë një kujtim shumë i bukur për marrësin e kësaj dhurate për personalizuar.
Glob me foto të personalizuar dhe me kalendar: Globi është shumë i lidhur me Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. E ku ka më bukur se të dhuroni një glob me kalendar dhe foto të personalizuar, të cilën personi do ta mbante gjatë gjithë kohës në shtëpinë apo zyrën e tij/saj.
Shishja Mr. Gentleman me Papirus : Kjo është një dhuratë e veçantë për një mashkull, me një dekor shumë interesant e që do të dallohej nga gjithë dhuratat e tjera për dizajnin e vet unik.
Kornizë druri me Babagjyshin “Santa” : Një dhuratë shumë aktuale për këtë sezon festiv në prag të Krishtlindjeve, e cila do të zbukuronte dhe do ti jepte shumë kolorit ambjentit ku do të vendoset.
Një larmishmëri të madhe idesh për Dhuratata të personalizuara për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri mund të gjeni te Idedhuratash.al ose duke telefonuar në numrin 044 50 74 74.
Burimi: Lady Albania
+ There are no comments
Add yours