Si të dërgosh faks nga celulari yt?

Si të dërgosh faks nga celulari yt?


//

fax-from-phone-3067-768x432-main

Pa makinë faksi? Pa problem. Smartfoni yt multi funksional mund të zëvendësojë këtë pajisje dhe të lejojë të dërgosh fakse.
Smartfoni yt është një skanues dhe makinë faksi njëkohësisht. Ti mund të përdorësh kameran për të fotografuar një document e më pas të përdorësh aplikacionin e faksit në mobile për ta dërguar atë në një makineri faksi. Këtu do të gjeni disa nga aplikacionet më të mira për faksin në telefon:


 Files Anywhere

dcb7284ed7de485abcc3dd868d560798_screen_384x640

Files Anywhere lejon përdoruesit të ruajnë, shpërndajnë, sinkronizojnë dhe dërgojnë faks dokumentet e tyre nga kudo. Gjëja që ka më ndryshe nga aplikacionet Evernote apo Dropbox është fakti se mund të dërgosh e të marrësh fakse nga smartfoni. Është I lehtë në përdorim dhe mund të dërgosh disa lloje faksesh.

Thjeshtë gjej dokumentin në smartfon, ngarkoje në Files Anywhere dhe zgjidh opsionin e të dërguarit faks. Plotëso të dhënat saktë të marrësit dhe shtyp Fax. Dokumenti u dërgua me sukses!


CamScanner

CamScanner2

Ky aplikacion të lejon të skanosh, sinkronizosh, modifikosh dhe shpërndash dokumente – vërtetime, kontrata, fatura e fjalime në të gjithë pajisjet telefonike. Ai gjithashtu përdor teknologji të avancuar për të përmirësuar cilësinë e fotove.

Edhe ky aplikacion ka të njëjtën mëtodë përdorimi si I pari, mjafton të zgjedhësh opsionet njëri pas tjetrit sipas preferencës.



Breezy


unnamed

Aplikacioni Breezy u lejon përdoruesve të printojnë dhe dërgojnë fakse me anë të smartfonit në çdo printerpublic në rrjetin Breezy Partner. Mjafton të hapësh dokumentin nga aplikacioni dhe të selektosh menunë Share. Selekto Breezy dhe shtyp butonin Send As Fax. Shtyp numrin e faksit dhe opsionet shtesë nëse do.
Këto aplikacione I kanë lehtësuar jetën bizneseve dhe freelacerave. Me to, kushdo mund të dërgojë fakse nga pajisjet mobile kudo që të jetë.

Tregtia Online nuk ka rrugë tjetër veçse të rritet!
14 miliardë dollarë brenda një ditë blerjesh në Aliexpress

+ There are no comments

Add yours