Cili është seti i veglave me i mire për shtepi?

Cili është seti i veglave me i mire për shtepi?


//

Set vegla per shtepi

Unë jam një prej atyre personave që dua ti rregulloj kryesisht gjithçka vetë në shtepi. Shpesh për mungesë të kohës përfundoj duke mos bërë asgjë. Veglat e duhura nga ana tjetër më ndihmojnë të mos e shty për herë tjetër rregullimin e diçkaje. Prandaj doja të shkruaja këtë artikull për nje set ideal vegla pune ne shtepi.

Seti me i mire i i veglave
Set veglash per shtepi

Cilat kritere bëjnë një set veglash të mirë per shtepi?

Para se të dal tek alternativa ime është e rëndësishme të përcaktoj kriteret. Kritere që mendoj se duhet të ketë një set veglash për shtepi.

Perzgjedhja per set vegla pune per shtepi.

Kriteret që unë do përdor për të përzgjedhur të preferuarën time.

  1. Raporti cilësi-çmim

    Është shumë e nevojshme në këndvështrimin tim që raporti të jetë shumë i mirë sepse janë vegla shtëpie që do përdoren rrallë dhe nuk mund të shpenzosh për vegla profesionale si ti kishe në një punë specifike. Gjithashtu nuk mund të jenë shumë të lira apo jo cilësore sepse do jenë në set dhe investimi nuk është i vogël që t’ia vlejë reziku.
    raporti cilesi cmimraporti cilesi cmim

  2. Llojet e veglave që përmban seti

    Duke qënë se në shtëpi ne do mbajmë një set kryesisht është shumë e nevojshme që ai set të përmbajë gjithçka që ne do na duhet në shtëpi. Kështu mos të blejmë më shumë vegla në vende të tjera.

Seti i veglave që kam përzgjedhur.

Jam përpjekur të përzgjedh në alternativat që kemi në Shqipëri setin duke qënë se të blesh online jashtë shqipërie një set do kushtojë shumë transporti për shkak të peshës së tij.

Nga shumë dyqane që shesin vegla pune kam përzgjedhur të fokusohem tek aladini.al për shkak se ka shumë alternativa, marka por edhe sepse të jep të drejtën për të kthyer produktin brënda 14 ditëve. dyqan online aladini

Nga markat që përzgjodha është Ingco sepse ka një raport cilësi çmim idealin për veglat e shtëpisë. Nuk është i shtrenjtë por edhe cilësia është në nivelet mesatare. logo ingco Eksperienca shumë vjeçare e kësaj marke fokusuar tek veglat e punës më jep besimin e duhur për të përzgjedhur një set prej saj.

Seti që përzgjodha është një set me 117 copë. Numri i veglave është në mes, ka me shumë më shumë vegla por edhe me shumë më pak. Përzgjedhja që bëra ishte sepes doja të kisha shumicën e veglave që mund të përdoren për shtëpi. Por jo të gjitha të mundshmet sepse në këtë mënyrë shumë prej tyre do përdoresh shumë rrallë ose aspak.

Seti është INGCO HKTHP21171 siç ju thash ka 117 copë veglash. Më e bukura është se ka disa prej veglave më të përdorura, dhe disa që rrallë gjenden në sete veglash por që për shtëpi janë të domozdoshme si thika dhe metri.

Seti që kam përzgjedhur duket sikur është konceptuar pikërisht për përdorim shtëpiak, sepes nuk ka shumë vegla pune të cilat rrallë do ti përdornim në shtëpi por shumë të përdorshme jashtë saj si kriketi apo veglat hidraulike. Në të kundërt ka një çelës anglez me të cilin përfundojnë shumica e nevojave për shtëpi dhe shumë rrallë ose asnjerë nuk përdorim kriketin për shtëpi.

Anet pozitive te setit

Ky set ka shumë anë pozitive prandaj edhe e kam zgjedhur 🙂 . Por më të rëndësishmet më duket marka dhe seti me raportin cilësi çmim më të mirë të mundshëm. Nga një studim që pashë gjithë marka IngCo është e fokusuar tek ky raport. Prandaj nuk është shumë i përdorur nga profesionistët. Nuk ka cilësinë e markave premium si bosch, por kjo është gjë e mirë për një set veglash për shtëpi sepse përdorimi i tyre do jetë shumë i rrallë.

Anë tjetër shumë pozitive e setit është tipologjia e llojeve të veglave që ka përbrenda tij. Ky set ka pothuajse gjithçka na duhet për shtëpi përfshi edhe vida të cilat nuk i kam pare diku tjeter. Përveç vidave ka sharrë, çekiç, pincë, pincë me majë të gjatë, metër madje brisk me teha që janë kaq të domozdoshme për shtëpi. Gjithashtu ka kacavida të llojeve të ndryshme ku përfshihet edhe indikatori. Ka celës të rregullueshëm ose çelësi anglez, çelësa hegzagon, përshtatës hegzagoni dhe shumë lloj vidash.

Anë tjetër pozitive është organizimi në valixhe dhe kapakët e valixhes me mbyllëse metali që i japin rezistencë në kohë.

Anët negative të setit

Për fat të keq e kisha të pamundur të gjeja diçka që ka gjithçka më duhej por të metat e këtij seti mund ti përdorim si avantazh nëse dimë të bëjmë blerjet e duhura.

Gjëja negative e parë është që nuk ka trapan ose vidator në set, një trapan na duhet gjithmonë në shtëpi. Megjithatë trapani është pajisje elektrike prandaj mendoj se duhet të fokusohemi tek cilësia e tij jo thjesht raporti cilësi çmim. Kështu trapani duhet blerë më vete sepse tek ai nuk bëhet kompromis.

Gjëja tjetër negative është që valixhia ka nuk ka hapsirë për të tjera vegla, apo aksesorë. Kjo e bën të pashmangshme të kemi një valixhe tjetër bosh. Por duke ditur karakteristikat unike që secila shtëpi ka mendoj se është e pamundur të kemi një valixhe ideale për të gjithë. Kështu kjo valixhe ekstra do ishte e pashmangshme.

Tjetër pjesë negative është numri i vogël i kaçavidave. Zakonisht në shtëpi ai është aksesori më shumë i përdorur. Vërtet ky set ka 3 kaçavida dhe më pas rreth 10 koka për hegzagon por kjo pjesë për mua nuk mjafton asnjerë prandaj mendoj që duheshin edhe më shumë. Megjithatë duke qënë se gjithmonë kam në shtëpi lloje të ndryshme ekstra kaçavidash dhe nuk gjeta set tjetër që ti ketë kushtet e duhura atëhere do më duhet të bie në kompromis me të.

Përfundimet

Une perzgjodha Set vegla pune ideal për shtëpi INGCO HKTHP21171 me 117 pjesë.

Përzgjedhjen për blerjen e setit të veglave të punës e bëra tek aladini.al . Kjo per shkak të shumëllojshmërisë dhe të drejtës së kthimit.

Kriteret kryesore e përzgjedhjes time janë raporti cilësi – çmim dhe tipologjia e veglave në set.

Setit i mungon trapani, pak më shumë kaçavida dhe hapsirë për pajisje të tjera. Por është e pashmangshme kështu bëra kompromis me të.

Për ju cili është i duhuri kur duam te zgjedhim nje set vegla pune per shtepi?

Dhurata të vogla për momente të mëdha! Ja 10 ide për të befasuar partnerin/partnerin!

+ There are no comments

Add yours