Çfarë do impresiononte një Ujor ? Ide për dhurata sipas karakteristikave të shenjës
Të dish shenjën zodiakale të dikujt sigurisht që nuk do të thotë që të dish gjithçka për atë person apo të gjithë historinë, por një zgjedhje e bukur për ta impresionuar mund të arrihet. Kur zgjidhni dhuratat për njerëzit që i përkasin shenjës zodiakale të Ujorit, këshillat nga astrologët mbështesin idenë se për këtë shenjë duhet patur parasysh personaliteti i tyre unik.
Për tju ndihmuar në zgjedhjen tuaj, më poshtë po rendisim disa prej karakteristikave të Ujorit si edhe disa ide të këndshme dhuratash për të lindurit në datat 20 Janar deri më 18 Shkurt.
Karakteristikat e Ujorit
Elementi: Ajri
Planeti: Urani dhe Saturni
Simboli: Bartësja e ujit (simbolika e saj është sjellja e ideve të reja. Të lindurit në këtë shenjë janë burim i ideve të reja dhe origjinale.)
Simbolizon : Individualitet, barazi, origjinalitet, moral, liri, pavarësi, miqësi, humanizëm dhe solidaritet.
Moto: “Unë mundem” dhe “Unë shpresoj”
Fjala kyçe: Pavarësia
Ngjyra: Blu, akuamarinë dhe bezhë
Dita e javës: E shtuna
Gurët e fatit: Safir, perla, korale
Lulja: Orkide
Metal: Alumini, Platini
Numrat e fatit: 4, 8, 9, 10, 11
Shenjat me të cilat mund të martohet: Luani dhe Peshorja
Shenjat me të cilat ka miqësi të mirë: Binjakët dhe Shigjetari
Çfarë duan: të menduarin, organizimin, teknologjinë, sfidat, familjen dhe miqtë.
Çfarë nuk duan: gënjshtrën, rutinën, egoizmin, gjithçka që ju cënon lirinë
Karakteristikat e mira: Komunikues, origjinalë, të hapur për bashkëpunime, miqësorë, intelegjentë, tolerantë dhe të pavarur.
Karakteristikat e këqia: Të paqendrueshëm, të dëshpëruar dhe të rezervuar.
Pra shenja zodiakale për dikë na tregon më shumë së datën e lindjes dhe me siguri duke patur parasysh të gjitha këto karaktristika bazike të Ujorit, dhe sigurisht personin të cilit doni t’i dhuroni diçka mund të bëni zgjedhjen tuaj. Duke e përshtatur edhe me disa prej sugjerimeve nga Ide Dhuratash.
1.Një mënyrë për të shprehur mirënjohjen për ta . Personat e shenjës së Ujorit i pëlqejnë dhuratat me të cilat marrin vlerësime në mënyrë të veçantë.
Një zgjidhje do të ishtë një nga këto modele trofe. Një pllakë guri e stampuar apo trofeu në kuti. Tek të dyja ju mund të zgjidhni të vendosni çfarë dëshironi, emër, simbolin e shenjës, një datë të rëndësishme për personin.
Ose mund të zgjidhni diçka më elegante, trofeun në pllakë xhami.
2.Personat e shenjës së Ujorit e kanë shumë mirë marrëdhënien me paratë, si dhe e vlerësojnë shpenzimin “me mend” dhe kursimin. Si mendoni për një arkë kursimi të përsonalizuar, me emër, data, simbolet e shenjës?
3.Një mënyrë tjetër për të shprehur vlerësimin, janë edhe stilolapsat e personalizuar. Sidomos për ujorët puntorë.
4.Duke u bazuar në datat e lindjes (në muajt e parë ta vitit) një Axhendë për gjithë vitin do të ishte e vlefshme si dhuratë.
5.Ujorët pëlqejnë detajet e veçanta, ky medalion me kostelacionin e shenjës do të ishte një zgjedhje e duhur.
+ There are no comments
Add yours