
Çfarë duhet të dini për ngrohjen e shtëpisë suaj
Përdorimi i një ngrohësi është një mënyrë e përshtatshme për të rritur shpejt temperaturën e dhomës tuaj dhe për të shtuar ngrohjen në çdo hapësirë. Ngrohësit vijnë të madhësive, modeleve dhe markave të ndryshme.
Modele të ndryshme ngrohësish përmbajnë vecori dhe karakteristika të ndryshme.
Kur është fjala për blerjen e ngrohësit ja cfare duhet patur parasysh:
Modelet e ngrohësve
Faktori i parë për të përcaktuar zgjedhjen e ngrohësit të ambientit është modeli që ju nevojitet. Në treg ekzistojnë kryesisht 3 teknologji ngrohësish: ngrohësit me konvecion, ngrohësit rrezatues dhe ngohësit me ventilim. Ngrohësit me konvecion zakonisht ofrojnë ngrohje të njëtrajtshme në të gjithë hapsirën e ambjentit, ngrohësit rrezatues ofrojnë ngrohje të shpejtë në hapësira të vogla, ndërsa ngrohësit me ventilim ofrojnë ngrohje të fokusuar tek personat apo objektet që janë pranë.

Përzgjedhja e llojit të duhur të ngrohësit është mënyra më e mirë për të siguruar performancë efektive ne ambjentin tuaj. Ju gjithashtu mund të merrni në konsideratë edhe ngrohësit mural të cilat zakonisht përdoren në hotele dhe dhoma me hapësirë të kufizuar.
Kapaciteti i Ngrohjes
Kur kërkoni një ngrohës ambjenti personal, një nga gjërat më të rëndësishme për të kërkuar është madhësia e hapësirës që ngrohësi do të mbulojë. Kjo përcaktohet nga vlerësimi i vatboxit. Në përgjithësi, një ngrohës dhomë përdor 10 vat energji ngrohje për të ngrohur çdo metër katrorë të hapësirës tuaj. Pra një ngrohës tipik prej 1500 vat do të mbulojë dhoma mesatare të mëdha rreth 150 metra katrorë. Megjithatë, ky udhëzim është një rregull i përgjithshëm që nuk vlen për çdo model. Në varësi të teknologjisë së ngrohjes, mjedisit tuaj të brendshëm dhe aplikimit, disa ngrohëse mund të mbulojnë edhe hapsira më të mëdha.

Nëse jeni i shqetësuar për ruajtjen e energjisë dhe dëshironi të mbani shpenzime të ulëta të ngrohjes, është një ide e mirë për të krahasuar efikasitetin përpara se të zgjidhni një ngrohës ambjenti. Megjithëse ngrohësit elektrikë aktualisht nuk kanë një nivel standard të efikasitetit, gjithesesi kostot operative të ngrohjes janë të lehta për t’u llogaritur ku 1000 wat =1 kw duke ditur cmimin e energjise elektrike per 1 kw llogaritja është shumë e thjeshtë.
Karakteristikat e sigurisë
Nëse nuk monitorohet siç duhen, ngrohësit mund të bëhen të rrezikshme. Prandaj, është thelbësore të merret parasysh siguria. Disa ngrohës kanë një pajisje e cila fiket automatikisht në qoftëse ngrohësi rrëzohet apo pëson ndonjë dëmtim. Gjithashtu disa modele të tjera ngrohësish e kanë në brëndësi një mikro pajisje që në momentin që ngrohësja arrin një nxehje maximale ato vetstakohen. Eshtë shumë e rëndësishme që ngohësja që ju zgjidhni të jetë I pajisur me një sistem të tillë.

+ There are no comments
Add yours