
Çfarë duhet të di për makinat e rrojes? Këshilla..
Makinat e rrojes
Mjekra e meshkujve është kategoria që ka shitjet më të mëdha për kujdesin personal të meshkujve. Dhe sigurisht produkti që çdo mashkull e ka është makina e rrojes. Por sa informacion kemi për këto produkte?
Nga një sondazh i bërë prej nesh mbi 90% e meshkujve nuk kishte kërkuar informacion për këto produkte. Shumica ishin mjaftuar me reklamat apo çmimet që kanë këto produkte për zgjedhjen e tyre.
Nga sondazhi kuptuam shumë detaje interesante të cilat një pjese e mirë e meshkujve nuk i dinë.
Me makinat e rrojes kursen
Edhe pse investimi fillestar është pak i lartë sërisht kursen shumë. Makinat e rrojes tradicionale kushtojnë nga 5000 deri 10.000 Lekë por kanë 2 vjet garanci. Nëse bëjmë një llogari me dy alternativa të tjera dallohet qartë që makinat e rrojes kursejnë.
Kostot për dy vjet të një mashkulli që rruhet 1 në 3 ditë
Brisku i thjeshtë me 2 thika
Harxhon 1 pako me 5 brisqe të thjeshtë në mua – 320 Lekë * 12 muaj = 3840 Lekë
Harxhon 1 shkumë rroje në 3 muaj – 300 Lekë * 4 (3mujore në vit) = 1200 Lekë
Pra në total 5040 Lekë/Vit * 2 vite = 10,080 Lekë
Brisku premium me 4 thika
Harxhon 1 pako me 4 brisqe në 3 muaj – 1590 Lekë * 4 = 6360 Lekë
Harxhon 1 shkumë rroje në 3 muaj – 300 Lekë * 4 (3 mujore në vit.= 1200 Lek
Pra në total 7560 Lekë * 2 = 15120 Lekë + 1290 Lekë (blerja fillestare e briskut) = 16410 Lekë
Makinat e rrojes kushtojnë 5000 Lekë deri 10.000 Lekë dhe pavarsisht se e kanë 2 vjet garancinë jetojnë më gjatë. Pra gjatë dy viteve të para kuseni nga 10% deri 50% vitet e tjera i keni praktikisht falas dhe nëse rruheni më shpesh se 1 në tre ditë kurseni shume më shumë.
Me makinat e rrojes është më lehtë
Kini parasysh që nëse me brisk do ju duhen 10 minuta të rruheni me makina rroje do ju duhen 2-3 minuta. Shumë prej meshkujve kanë një gjykim që makinat e rrojes nuk janë shumë funksionale. Ky besim vjen për tre arsye.
Blejnë makinat e rrojes të gabuara.
Shumë mendojnë se po kursyen në një makinë rroje të lirë nuk sakrifikojnë cilësinë. Për fat të keq tek makinat e rrojes është e pamundur të ketë cilësi të pranueshme më lirë se 4000 Lekë në Shqipëri. Brisqet dhe fuqia duhet të jetë e lartë për këto makina dhe nuk mund të bëhet kompromis. Megjithatë nga kërkesa e lartë prodhuesit kanë nxjerë modele më pak efektive por me kosto të lirë. Kujdes me zgjedhjen e makinës së rrojes. Merr marka të njohura dhe mos merr produkte më të lira se 4000 Lekë.
Ka disa teknika të thjeshta të cilat përmirësojnë ndjeshëm performancën e rruajes me një makinë rroje. Ndryshe nga brisku që nuk ka vështirësi të presë edhe lëkurën. Makinat e rrojes janë krijuar për të mbrojtur lëkurën por kjo gjë ka nevojë për disa taktika të thjeshta që shumica nuk i ndjekin.
Jepini kohë e duhur.
Nëse keni përdorur gjithmonë brisk fytyra juaj do 2 javë të paktën të përshtatet me makinat e rrojes. Nuk ke zgjidhje për këtë pjesë duhet të durosh.

Si të arrini një rruarje më të mirë?
A e dini se? Kur bëhet kalimi nga një makinë rroje me rrotullim apo një brisk manual, do të duhet ca kohë për lëkuren tuaj për t’u përshtatur me metodën e re të rruarjes. Është njësoj si vija ndarëse e flokëve tuaj : duhet kohë që ato të kalohen nga..
Tipet e makinave të rrojes
Ka dy tipe për makinat e rrojes. Të drejta dhe rrumbullake. Të dyja japin performancë të lartë edhe pse kanë karakteristika të ndryshme. Ne mendojmë që zgjedhja juaj duhet të bazohet tek rehatia që ndjeni në përdorimin e secilës.
Makinat e rrojes të drejta
Këto janë më praktike sepse mund të përdoren në të gjitha sipërfaqet lehtësisht. Shumica i zgjedhin edhe sepse pjesa më e madhe e tyre vinë edhe me aksesorë shtesë për shumë përdorime. Këto makina në të shumtën e rrasteve kanë një prerje më të shkurtër se makinat rrotulluese. Shiko këtu një shembull
Makinat e rrojes rrumbullake
Këto makina rroje kapin qimet në të gjitha drejtimet. Kryesisht janë për prerje të qimeve më të gjata ose për ata që kanë qime shumë të forta. Ka fuqi dhe performancë më të mirë se makinat e drejta. Edhe pse pret qime më të forta sërisht makinat me formë të drejtë priren të presin më shkurt qimet e mjekrës. Shiko këtu një shembull
Cfarë duhet të shikoni tek një makinë rroje
Gjatësinë e prerjes, kjo është edhe më e rëndësishmja në një makinë rroje. Shumica e kanë drejt 0 por bëni kujdes që ta premtojnë këtë gjë. Gjithsesi asnjerë nuk shkon drejt 0 edhe nëse disa ta japin ndjesinë që prerja është 0. Megjithatë makinat e rrojes japin pamjen e një rruajtje të plotë është në prekje që ju dalloni që ka akoma qime. Mos u shqetësoni kjo ndodh me të gjitha makinat e rrojes pavarsisht se pamja juaj do jetë njësoj si me rruajtjen me brisk.
Prakticiteti dhe rehatia, jepi rëndësi rehatisë. Forma dhe nevoja ndryshon nga njeriu në njeri prandaj edhe ka shumë modele. Nëse ke pasur më përpara di se çfarë të bezdiste nëse të bezdiste diçka kështu e ke të lehtë të zgjedhësh.
Modelin, makinat e rrojes përmirësohen çdo vit. Prandaj zgjidh modelet më të reja sepse gjithmonë diçka përmirësohet.Gjithashtu tregu është i mbushur me marka që nuk i keni dëgjuar. Bëni kujdes shumica nuk kanë cilësinë e duhur. Shikoni dhe pyesni në lidhje me këto marka para se të bëni blerjen ndryshe nga produtket e tjera makinat e rrojes kanë nevojë për cilësi.
Përfitoni 500 Lekë
Duke u informuar dhe mësuar ju kurseni me përmirësimin e zgjedhjeve që bëni. Qëllimi jonë si blog është pikërisht ky, të japim informacion mbi produktet që blejmë. Tek ky artikull nuk do limitohemi vetëm tek infromacioni.
Ky artikull u sponsoriza nga Aladini i cili ju jep mundësi të blini online pa patur nevojë për kartë krediti.
Na komentoni çdo sugjerim apo kritikë që keni.

Makina e rrojës SMART nga Braun
makina e rrojes braun Serie 7 Makina e rrojës Braun, pjesë e serisë 7 është cilësuar si makina e rrojës SMART falë tekonologjisë Sonic ( teknologjia e zërit) që janë krijuar. Makina Braun arrin që të përshtatet, “të lexojë” në një farë mënyre mjekrën, fytyrën dhe të pershtatet sipas formës..
+ There are no comments
Add yours