Çfarë do të thotë intolerancë ushqimore dhe ku duhet të kemi kujdes? Ja simptomat

Çfarë do të thotë intolerancë ushqimore dhe ku duhet të kemi kujdes? Ja simptomat


//

Te gjithëve na ka rastisur të dëgjojme termat intolerant ndaj glutenit apo intolerant ndaj laktozes. Disa prej nesh madje me vetedije ose pavetedije bëjnë pjese tek grupet intolerante. Po çfare do të thotë intolerance ushqimore, cilat jane simptomat dhe ku duhet te kemi kujdes?

Intoleranca ushqimore I referohet veshtiresisë në tretje të disa ushqimeve specifike (të tilla si gruri,thekra  qumështi, kafeja, etj) ose thënë ndryshe është një reagim kronik i organizmit ndaj ushqimeve që konsumohen më shpesh.  Duhet patur kujdes mos të ngatërrohet intoleranca ushqimore nga alergjia e ushqimeve. Eshte një test që quhet Test Citotoksik dhe është metoda më e besueshme diagnostikuese e intolerancës ushqimore

Ushqimet që më shpesh janë të lidhura me intolerancën ushqimore janë ato bulmetore dhe drithërat të cilat përmbajnë gluten si dhe ushqimet që shkaktojnë gazra si fasulet.


Ndërsa simptomat e alergjise mund të shfaqen menjëhere, simptomat e intolerancës ushqimore shpesh kërkojnë kohë. Simptomat fillojnë disa orë pas ngrënies dhe mund të zgjasin disa orë ose disa ditë. Ka raste që simptomat mund të fillojnë edhe pas 48 orësh.

Disa persona mund te jenë intolerante ndaj një lloji ushqimi ose ndaj disa llojeve te ndryshme në të njejtën kohë. Identifikimi i këtyre ushqimeve është e mira te bëhet vetëm me test.Simptomat më të shpeshta që hasen në intolerancën ushqimore jane:

Zorre e irrituar

Fryrje Barku

Dhimbje barku

Dhimbje koke Urtikarie

Dhimbje Koke

Kolle

Bllokim hundesh

Nga llojet e intolerancave me te perhapurit jane intoleranca ndaj glutenit dhe ajo ndaj laktozes.

Gluteni është një element që gjëndet në shumë drithëra. Ai ndalon tretjen duke shkatërruar mikroflorën e zorrës së vogël, ku kryhet absorbimi i ushqimeve. Gluteni gjithashtu e bën zorrën më të ndjeshme, e cila mund të shkaktojë rrjedhjen e zorrëve, intolerancë ushqimore, probleme imune, inflamacion dhe paaftësi për të absorbuar ushqimet dhe paaftësi për të prodhuar vitaminën B12. Në shumë mënyra të ndryshme, gluteni shkakton fitimin e peshës trupore, që më pas është thuajse e pamundur për ta humbur. Për disa njerëz, gluteni është i rrezikshëm sepse mund të zhvillosh sëmundjen e celiakisë e cila është një formë ekstreme e intolerancës së glutenit.

Intoleranca e laktozes shkaktohet nga keqabsorbimi i laktozes. Nese ka keqabsorbim te laktozes, zorret tuaja prodhojne nivele te uleta te laktazes- nje enzime qe copeton laktozen- dhe nuk mund te trese te gjithe laktozen qe ju hani ose pini. Te disa njerez, lengu dhe gazrat qe krijohen, shkaktojne simptoma te intolerances ndaj laktozes. Jo cdokush me keqabsorbim te laktozes ka simptoma te tretjes pasi konsumon laktoze. Ka njerez intolerante ndaj laktozes qe  mund te konsumojne nje sasi laktoze pa pasur simptoma  ka dhe  njerez te qe mund te tolerojne sasi te ndryshme te laktozes, perpara se te kene simptoma.

Vitet e fundit sidomos me rritjen e konsumit  te ushqimeve te perpunuara  rastet e intolerancave ushqimore jane rritur duke e vendosur ne qender te vemendjes qofte te mjekeve, dietologeve por dhe konsumatorit dhe prodhuesve te produkteve ushqimore.

Ndoshta duket e frikshme kur degjojme qe nuk duhen konsumuar buka, makaronat, birra, bulmeti etj por ka ushqime plot qe mund ti zevendesojne fare lehte pa lene mangut as vitaminat as shijen e tyre.

Cdo dite me shume dietologe te suksesshem po pergatisin dieta pa gluten ose ne tregun ushqimor kane filluar te ofrohen ushqimet pa gluten ose pa laktoz.     

Ajo qe duhet te bejme eshte qe te mos marrim asnje vendim pa u konsultuar me mjekun dhe dietologun per te bere testin dhe marre nje menyre ushqimore te personalizuar. Gjithashtu te informohemi mbi produktet qe blejme dhe te mesojme te lexojme etiketat e permbjatjes.

Me ndihmen e specialisteve dhe konsumit te kontrolluar mund te kalohet problemi i intolerances dhe te shijohet ne maksimum kenaqesia e te ngrenit mire dhe shendetshem.

Produktet pa gluten dhe pa laktoze bio mund ti gjeni tek Aladini.al

Ja si të skanoni 10 herë më shpejt se zakonisht/Brother ADS-2400N

+ There are no comments

Add yours