CES 2017, prezantohen teknologjitë e reja që do të na lehtësojnë jetën
Në CES 2017 në Las Vegas këtë javë, teknologë dhe shitës të ndryshëm janë duke na prezantuar produkte të cilat pretendohet zgjidhin problemet tona dhe të na e bëjnë jetën më të lehtë. Konferenca vjetore tërhoqi më shumë se 170,000 njerëz, duke premtuar risi dhe promovimin e “The Next Big Thing”.
Disa nga paisjet janë të këndshme dhe interesante apo edhe përmirësimet në hardwaret ekzistues.
Kerastase Hair Coach
“Kerastase Hair Coach” (krëhëri inteligjent) është një paisje për flokët e mundësuar nga kompania teknologjike“Withings”. Krëhëri lidhet me një aplikacion dhe është menduar për të “përmirësuar shëndetin e flokëve me kalimin e kohës.” Kjo do të thotë që ju mund të mësoni si të përmirësoni shëndetin e flokëve tuaj nëpërmjet një mikrofoni dhe një sërë sensoresh që gjenden në krëhërin inteligjent të cilat nëpërmjet aplikacionit ju tregojnë juve sa të dëmtuar dhe të thatë janë flokët tuaja .
Lovebox
Ju mund të paguani 100$ për një “mesazh në shishe” në ditët e sotme. I bërë nga druri i ahut dhe nga një ekran pasqyrë i vendosur në të “Love Box-i” bën të mundur shfaqjen e mesazheve të cilat vijnë nga aplikacioni përkatës . Në momentin që personi ka një mesazh të palexuar zemra që ndodhet në pjesën e sipërme të “Love Box-it” fillon të pulsojë.
Kushton 120 $ dhe shitjet në SH.B.A fillojnë në qershor.
CATSPAD
“Catspad” është një tas i automatizuar që shpërndan ujë të filtruar dhe ushqim .
Dy kupat mbushen automatikisht me ujë dhe ushqim në momentin që ju e urdheroni këtë veprim nga aplokacioni përkates në smatphonin tuaj .
KUBI I ZGJUAR I CAJIT
Lloje të ndryshme çajrash duan temperatura zierjesh të ndryshme . Ekspertët e çajit na tregojnë se çaji i zi kërkon një temperaturë më të lartë të ujit sesa çaji jeshil ose ai i bardhë dhe pikërisht këtë gjë mund ta bëjë dhe kubi inteligjent i çajit . Ju mund të shkarkoni aplikacionin “42Tea” në smartphonin tuaj dhe të zgjidhni llojin e çajit që ju do të pini dhe aplikacioni do tju temepraturën e duhur . Kompania gjithashtu prodhon dhe çajra por vetëm 13 lloje.
Kompania planifikon të shesë kubikë për 55$.
FridgeCam SMARTER
Mendoni se ju do të shpenzoni 150 $ për një aparat fotografik për frigorifer tuaj në vend të mijëra dollarëve për të blerë një “Smart Fridge” të lidhur me internetin? “FridgeCam Smarter” vendoset brenda frigoriferit dhe shkrep një foto të përmbajtjes para se të mbyllet, kështu ju mund të shikoni se cfarë produktesh ju mungojnë në frigoriferin tuaj nëpërmjet aplikacionit të përshtatshëm, kur ju të jeni duke bërë pazarin dhe kjo do tju ndihmonte të mos harroni asgjë. Megjithatë kjo kamera mund të fotografojë vetëm një pjesë të frigoriferit dhe jo një pamje të plotë të tij sepse ju nuk mund të shikoni se cfarë keni vendosur tek dera e frigoriferit .
Kompania gjithashtu thotë se ky aplikacion do tju sugjerojë gatime dhe receta të ndryshme duke u bazuar në produktet që ju keni në frigorifer.
Burimi: CNN Tech
+ There are no comments
Add yours