Boks Bluetooth Plantronics K100 për të folur në makinë lirshëm
Ky boks në pamje ka një funksion krejt të veçantë nga bokset e tjera bluetooth që kemi parë më përpara. Boksi shërben për të folur bisedat tuaja telefonike në makinë. Ai lidhet nëpërmjet bluetooth me telefonin tuaj dhe automatikisht mund të flitet dhe dëgjohet e gjithë biseda me një kualitet të lartë.
Në fillim hezitova ta merrja këtë produkt sepse isha duke përdorur kufje bluetooth në makinë dhe të them të vërtetën shumicën e rasteve harroja ta lidhja telefonin me blutooth dhe kur më telefononin flisja ashtu si kisha folur më përpara me telefon në njërën dorë dhe me timonin në dorën tjetër.
Megjithatë tani që e kam marrë këtë boks bluetooth nuk e kam përdorur më kufjen bluetooth sepse boksi është shumë më praktik dhe gjithmonë vendin e ka në makinë, kështu nuk kam nevojë ta nxjerr nga xhepi apo çanta. Gjithashtu ka edhe karikues makine në paketim për të mos pasur asnjë justifikim tjetër në përdorim siç bëja me kufjen kështu nuk kam asnjë justifikim për ta harruar apo mos e përdorur.
Problemi që kam hasur disa herë me këtë produkt është privatësia sepse detyrohen të gjithë të më dëgjojnë telefonatën time dhe rastet kur jam me njerëz në makinë ndjehem në siklet, por duke qenë se shumicën e kohës makinën e përdor për punë dhe jam vetë nuk e kam situatë të përsëritur kështu nuk ndikon në përdorimin tim të këtij produkti. Kështu ky produkt nuk mund të përdoret asnjëherë nga një taksist, shofer i dikujt apo edhe nga njerëz që e mbajnë makinën gjithmonë me pasagjerë të tjerë sepse gjithmonë do ndiheni në siklet kur të tjerët dëgjojnë gjithçka që ti dëgjon në telefonatën tuaj.
Boksi ka edhe fshirës zhurmash të cilat bisedën me të tjerët e bëjnë shumë të qartë, deri tani nuk më është ankuar njeri për cilësinë e zërit. Gjithashtu kur është i lidhur me boksin e tij cilësia është shumë e qartë por kur lidhet me bokset e makinës humbet pak cilësia dhe dëgjohet një zhurmë e vogël në sfond që për disa është e papërfillshme por për një kritik si unë nuk mund të mos përmendet. Gjithashtu gjatë lidhjes me bokset e makinës për ata që nuk dinë anglisht ka një problem sepse frekuencën ku futet boksi e thotë shpejt anglisht dhe për disa miqtë e mi që nuk dinin anglisht ishte e pamundur ta deshifronin.
Megjithatë përveç mangësive më sipër produkti për mua ishte zgjidhja ideale e bisedave në makinë, as nuk kam gjë në vesh dhe as nuk kam gjë në dorë thjesht flas duke parë rrugën sepse edhe boksin e vendos tek mbrojtësja e diellit në pjesën e shoferit.
Blije tani KETU
+ There are no comments
Add yours