Avantazhet dhe Përfitimet e Ndiriçimit me LED!

Avantazhet dhe Përfitimet e Ndiriçimit me LED!


//

led-lightingTregu I ndriçimit me LED në Indi ka treguar një rritje marramendëse në vitet e fundit. Teknologjia revolucionare LED ka qarkulluar që në vitin 1964, por pati shumë disavantazhe në fillim. Disavantazhi më I madh I LED-eve ishte se ato ishin shumë të kushtueshme për t’u blerë nga një konsumator mesatar. Për më tepër, ato prodhonin vetëm një zonë të limituar drite kur duhej një zonë e gjerë për t’u ndriçuar.

Por tani çmimi I dritave LED ka rënë në mënyrë të konsiderueshme dhe vazhdon të bjerë ndërkohë që teknologjia avancohet dhe kërkesat rriten. Gjithashtu, zhvilluesit kanë arritur të eleminojnë suksesshëm problemin e drejtimit të pineve duke kombinuar në mënyrë inteligjente disa dioda në drejtime të ndryshme.

Duke qenë se të dy problemet e mëdha janë zgjidhur, njerëzit gjithmonë e më tepër po u drejtohen dritave LED.

Pasi të shohësh përfitimet mbrësëlënëse dhe avantazhet e dritave LED, do të fillosh pa dyshim të preferosh LED-et para poçave të zakonshëm.

LED-bulbs

 

Jetëgjatësi e gjatë

Një nga avantazhet më të mëdha të ndriçimit LED është se ka një jetëgjatësi më të gjatë sesa çdo lloj tjetër ndriçimi. LED-et zgjasin më shumë se 50,000 orë (rreth 17 vite jetë nqs përdoren për 8 orë në ditë) krahasuar me poçat inkandeshent që zgjasin 750- 2000 orë, ato fluoreshente që zgjasin 8,000-10,000 orë dhe ato lineare fluoreshente për 20,000- 30,000 orë.

Kjo do të thotë se ti nuk do kesh nevojë t’I ndryshosh poçat LED shpesh dhe në këtë mënyrë do të kurseje më shumë para.

Efiçente ndaj Energjisë

Me një efiçensë të pakrahasueshme të 80-90%, dritat LED sigurisht që janë më efiçente ndaj energjisë se të gjithë poçat e tjerë në treg. Ndërkohë që 20% I mbetur konvertohet në forma të tjera të energjisë si nxehtësia.

led-light-bulb

 

Eco Friendly – I padëmshëm ndaj mjedisit

Një tjetër avantazh I madh I dritave LED është se ato janë absolutisht të padëmshme ndaj mjedisit. Shumë nga poçat standard fluoreshentë përmbajnë një numër të madh kimikatesh dhe materialesh të rrezikshme si mërkuri, që janë të pasigurta për mjedisin që na rrethon.

Por dritat LED janë tërësisht pa materiale toksike dhe janë 100% të riciklueshme. Madje ato prodhojnë 80%  më pak emetimi të dioksidit të  karbonit sesa dritat e zakonshme.

Qëndrueshmëria

Poçat LED janë shumë të qëndrueshme. Ato janë fabrikuar me komponentë të fuqishëm që mund të rezistojnë edhe në kushtet më të vështira. Ato nuk përmbajnë filamente të thyeshme apo tuba të mbushur me gaz, prandaj është vështirë të dëmtohen nga goditjet e jashtme. Mund të operojnë në temperatura të ambjentit nga  -40°C në 185°C.

Samsung-Advanced-LED-Light-Bulbs

Shpërndarje të ulët të nxehtësisë

Një tipar tjetër I shkëlqyeshëm që tregon se dritat LED janë më të mira sesa metodat e tjera iluminuese , është se ato punojnë në një mënyrë që të kenë një shpërndarje nxehtësie sa më të ulët.

Sasia e nxehtësisë së prodhuar nga ato është rreth 5 herë më e pakët se ajo e prodhuar nga poçat halogjen. Kjo bën që dritat LED të jenë zgjidhje perfekte për përdorim në ambjentin ku ti shpenzon më shumë kohë.

Redukton rrezikun ndaj zjarrit

Një nga benefitet më pak të njohur të ndriçimit LED është se ata reduktojnë rrezikun nga zjarri duke reduktuar shancet për djegien e materialeve që të rrethojnë. Kjo ndodh sepse konsumon më pak elektricitet dhe prodhon më pak nxehtësi krahasuar me dritat e zakonshme, pasi temperatura e saj është aq e ulët sa ëshrë e pmundur të djegë materialet që ka afër. Prandaj ti mund të mbash në dorë një poç LED edhe pasi ajo ka qenë në përdorim për disa kohë.

led-lights1

E lirë ndaj rrezeve Ultra Violet dhe Infra të Kuqe

LED ka një aftësi unike të rrezatojë shumë pak dritë IR (Infra të Kuqe)  dhe thuajse fare rreze UV (UltraViolet). Duke përdorur LED do të shërbejë mirë jo vetëm për ambjentin por edhe për shëndetin tuaj.

Vëri në prizë dhe Luaj

Dritat LED tashmë mund t’I kesh edhe në priza tw pwrshtatshme, e ngjashme kjo me llojet e tjera të dritave dhe për këtë nuk ka nevojë për ndonje konvertues apo instalues.

on-linecheap-led-sockets-wholesale100pcs

Kalim I Shpejtë dhe Ndriçim I Çastit

Duke përdorur dritat LED ti ndriçohesh tërësisht sapo I ndez, ndryshe nga ç’ndodh përgjithësisht me poçat e tjerë. Dhe gjithashtu nëse I fik dhe I ndez shpejtë këto drita, kjo nuk do ndikojë fare në jetëgjatësinë e tyre apo rrezatimin e dritës.  Drita e tyre është e qëndrueshme dhe nuk zbehet.

Kostoja

Many Shumë njerëz hezitojnë të blejnë poçat LED sepse janë shumë të kushtueshme krahasuar më poçat e zakonshëm. Gjithsesi ata duhet ta dijnë faktin se kursimet dhe benefitet që vijnë nga përdorimi I LED janë shumë herë më të mëdha.

23

Është një investim I madh në fillim, por që vlen më shumë nëse llogaritë bëhen për një periudhë afatgjatë. Njerëzit kanë filluar të kuptojnë përfitimet e efiçensës së energjisë nga LEDet. Ata e dijnë se duke përdorur LED, mund t’I ndihmojë ata të kursejnë energji dhe para njëkohësisht.

led-light-benefits

Produktet nga tregu i ndriçimit LED në Shqipëri mund t’i gjeni në portalin e Dyqan Taxi. Nëse dëshironi t’i shikoni, mjafton të klikoni në linkun Dyqan Taxi.

Përshtypje për Nexus 6P: Telefoni Më I Mirë Android !
Telefoni I ri HTC ngjan me iPhone, por është shumë herë më I lirë!

+ There are no comments

Add yours