20+ Arsye pse duhet të vizitosh Hollandën!

20+ Arsye pse duhet të vizitosh Hollandën!


//

Albert Dros është një fotograf nga Hollanda. Atij i pëlqen shumë të udhëtojë nëpër vende të ndryshme duke harruar të vlerësojë bukuritë e vendlindjes së tij.

Kjo pasi  Hollanda nuk ka qiellgërvishtës, nuk ka male, toka është tërësisht e sheshtë, ndërtesat nuk janë të larta, saqë edhe vetë vendasit mendojnë se hapësirat hollandeze janë shumë të mërzitshme.

Por kur Albert sheh me vëmendje natyrën dhe bukuritë që e veçojnë shtetin prej nga vjen, duket se ai arriti të gjejë aq shumë gjëra interesante dhe unike rreth tij. Madje janë pikërisht ato gjëra të mërzitshme që e bëjnë atë të dalluar nga shtetet e tjera dhe arsyen pse ai tërheq kaq shumë turistë.

Albert merr shpesh mesazhe në Facebook nga njerëzit që do të donin të jetonin në Hollandë duke parë bukuritë e saj në foto dhe këta njerëz zakonisht janë nga India apo Myanmar. Ai mbetet kaq i çuditur që pikërisht nga këto vende që kanë bukuritë më të mëdha natyrore, njerëzit duan të kalojnë në një vend tjetër sepse mendojnë se është më bukur.

Ajo çka edhe Albert përpiqet të tregojë është të vlersojmë shtetin ku jetojmë, ai nuk është i mërzitshëm, çdo shtet ka vende unike, mjafton të përpiqesh të gjesh bukuritë e fshehura duke marrë iniciativën t’i eksplorosh.

Burimi : Bored Panda

Zbulohet planeti i nëntë në Sistemin Diellor?
Trëndafili bëhet një bimë robotike

+ There are no comments

Add yours