Apple lancon llogarinë e re iBook në Instagram, promovohet libri i ri i serisë Harry Potter

Apple lancon llogarinë e re iBook në Instagram, promovohet libri i ri i serisë Harry Potter


//

Apple ka hapur një llogari zyrtare në Instagram, iBooks. iBooks përmban libra të ndryshëm, do të paraqesë njoftimet mbi librat e sapodalë edhe ato që priten të botohen së shpejti bashkangjitur me një përmbledhje të librit dhe përshtypjet e njerëzve që e kanë lexuar atë.

Llogaria është hapur nga kompania për të promovuar librin e ri “Harry Potter dhe fëmija i mallkuar”, nga J.K Rowling dhe John Tiffany, që doli këtë javë. Libri mund të gjendet përmes një linku, dhe mund të lexohet në iBook për 14,99 $.

ibook

Çdo libër do të reklamohet në një seri prej tre fotosh në postimet e Instagram.

Por më kryesori, për momentet e hapjes së iBook është libri i ri Harry Potter, ku ngjarjet jane zhvendosur në të ardhmen, Harry është bërë baba i tre fëmijëve.

Deri tani kjo llogari ka rreth 8233 followers.

17746-15516-13715321_921356457992154_463767005_n-l

Klikoni linkun për të bërë follow iBook. https://www.instagram.com/ibooks/

Një robot nënujor për fotot e notarëve në Lojrat Olimpike
iPhone 7 , sa do të kushtojë modeli me diamante

+ There are no comments

Add yours