
AKSESORË PËR MAKINËN TUAJ QË MUND T’I POROSISNI NGA TELEFONI
AKSESORË PËR MAKINËN
Nëse ke një makinë duhen shumë aksesorë për makinën. Do ju duhen aksesorë për sigurinë, komoditetin, pastërtinë dhe mirëmbajtjen e saj. Për të gjetur gjithë aksesorët për makinën tuaj ju duhet shumë kohë. Sot nuk keni pse të harxhoni kohë dhe të lodheni nëpër dyqane të ndryshme. Ju mund të qendroni para kompjuterit apo në smartphonin tuaj dhe të gjeni gjithçka ju duhet me vetëm një klikim. Me çmimet më të mira, në Dyqan Taxi. Dyqani më i madh online në Shqipëri dhe Kosovë. Nuk ka nevojë për kartë krediti sepse ofrohet mundësia e pageses në dorëzim. Ka transport brenda 24 orësh në Tiranë dhe brenda 48 orëve nëpër rrethe.
Më poshtë gjeni 8 aksesorët kryesorë që ju nevojiten për makinën tuaj.
Aksesorë të brendshëm për makinën
Kliko këtu për ti parë të gjitha. Disa prej aksesorëve të brëndshëm më të shitur janë listuar më sposhtë.
Mbajtëse telefoni
Telefoni në makinë ka vendin e vet, për të mos e kërkuar gjithmonë vendosi atë në mbajtëset për smartphone. Janë tepër praktike dhe të përshtatshme për të gjitha llojet e telefonave. Mund të përshtatet lehtësisht në kroskotin e makinës suaj. Kliko këtu për ti parë
Kasa çelësi
Nëse kasa që keni ju është vjetëruar mund të zgjidhni sipas llojit të makinës që keni atë që ju duhet. Kliko këtu për ti parë të gjitha
Sisteme audio
Pjesë e pandashme e udhëtimit me makinë është muzika, stacionet e preferuara në radio. Pra duhet një sistem i mirë audio. Në Dyqantaxi.com do të gjeni kasetofona, radio dhe bokse për makinën, Mp3, si dhe shumë aksesorë të tjerë për të shijuar muzikën gjatë udhëtimi tuaj me makinë.
Kamera për makinën
Një aksesor shumë i nevojshëm që mund ta përdorni për filmimet dhe fotografitë në momentet e udhëtimit, por ajo është e domosdoshme edhe për dokumentimin në rast aksidenti apo në rast të gjobave të padrejta nga policia.
Sisteme alarmi dhe sigurie
Këtu ju do të gjeni sisteme të ndryshme alarmi dhe sigurie për makinën tuaj, të cilat sigurojnë: mbylljen qëndrore të makinës, sistemin e alarmit, hapjen dhe mbylljen automatike të makinës në distancë, hapejn e bagazhit, sinjalizues me dritë dhe vibrim të pultit në rast të ngacmimit të makinës etj.
Sensorë parkimi
Sensorët e parkimit janë një domosdoshmëri sidomos në vendin tonë ku hapësirat e parkimit janë shpesh shumë të kufizuara dhe të vogla në përmasa. Përmes sensorëve origjinalë të parkimit STEELMATE, makina juaj do të mund të identifikojë lehtësisht objektet në afërsi dhe t’ju lajmërojë dhe orientojë për një parkim ideal. Ju mund të zgjidhni në varësi të nevojave tuaja sisteme me 2 sensorë, 4 sensorë.
Llampa për makinën
Llampat janë ndër aksesorët më të nevojshëm për makinën dhe për shkak të konsumimit të tyre ato duhen ndërruar herë pas here. Këtu do të gjeni llampa të ndryshme dhe shumë ekonomike, të tilla si: llampa feneri, llampa LE
Aksesorë të jashtëm për makinën
Fshirëse xhami
Fshirëset e duhura për të pastruar xhamin e makinës në shi apo në borë, për të siguruar një shikim të qartë dhe një lëvizje të sigurt.
Furça pastrimi
Pastroni makinën tuaj me furcat e ndryshme, me material rezistent dhe që nuk e demtojnë sipërfaqen e makinës.
Aromatik
Aromatikët janë shumë të rëndësishëm për mirëmbajtjen e makinës suaj, për të qendruar me një ajër të pastër dhe të këndshëm. Aromaktikët me aromat më të mira dhe dizajnet më interesante, që nuk zenë shumë vend në makinën tuaj.
Zinxhirë dëbore për makinën
Gjatë dimrit nuk duhet të mungojnë në makinën tuaj zinxhirët e dëborës, nëse udhëtoni shpesh ose nëse jetoni në një qytet ku bie borë.
+ There are no comments
Add yours