A duhet të përdoren Tabletët dhe Smartphonët nga fëmija juaj?
Tabletët dhe smartphonët janë bërë tashmë pjesë e përditshmërisë tonë e po ashtu edhe e përditshmërisë së fëmijëve tanë.
Një mama thotë se fjala e parë e fëmijës së saj nuk ishte “Mami” apo “Babi” por “iPad”. Gjithashtu në mars, tabloidët raportuan se një vajzë 4-vjeçare po trajnohej si “ Vajza britanike e varur nga iPad-i”. Pra duket sikur iPad-i po rrezikon jetën e fëmijës, por si do mund ta bënte këtë gjë një pajisje që lidhet me një botë virtuale?!
Në të vërtetë gjithçka varet nga arsyeja për të cilën fëmija po përdor iPad-in. Këtë konkluzion nxjerr Lyndsey Tanne, menaxhere e departamentit të mjekësisë në Snapdragons. Ajo shpjegon se fëmijët nuk shfaqin aspak vështirësi në lënien e iPad-ëve për të përdorur gishtat për gjëra të tjera. Shumë momente pas prekjes së ekranit të tabletëve duket se fëmijët largohen për të luajtur lojra të ndryshme më njëri-tjetrin.
“Tabletët dhe smartphonët janë e ardhmja dhe ato nxisin të mësuarin tek fëmijët në mënyrë masive.” – thotë ajo – “Mjafton të shpenzoni një ditë me mua dhe do të kuptoni se këto pajisje asnjëherë nuk kanë zëvendësuar metodat tradicionale të mësimdhënies, por ato janë thjeshtë një lodër më shumë në kuti.”
Jenny Radesky, instruktore klinike në Pediatrinw në School of Medicine në Boston, publikon hulumtimet e grupit së saj. Radesky thotë se aplikacionet elektronike mund të zëvendësojnë aktivitetet fizike të fëmijës, të rëndësishme për zhvillimin e aftësive motorike vizuale dhe të ndjeshmërisë, që janë ndikues në të mësuarin dhe aplikimin e matematikës dhe shkencave. Ajo thekson se duhet të jetë më në rritje ndërveprimi I njeriut me njeriun sesa I njeriut me pajisjet.
Por ajo shton se ka shumë fakte që tregojnë se programet televizive dhe librat elektronikë të shkarkuar si aplikacione, ndihmojnë në të lexuarit dhe në të kuptuarit të fjalorit, prandaj çdo gjë varet nga ajo se për çfarë arsyesh i lejon prindi fëmijës që të përdorë këto pajisje!
Për fëmijën këshillohen të blihen tabletë jo të shtrenjtë, të lehtë, me shumë ngjyra për të thvilluar imagjinatën dhe me shumë opsione ku ju mund të specifikoni lojrat që dëshironi që fëmija të luajë.
Artikulli është marrë nga The Guardian dhe është përmbledhur.
Një tablet I këtij lloji të sygjeruar më lartë ofrohet dhe nga DyqanTaxi me një çmim të arsyeshëm.
+ There are no comments
Add yours