9 karakteristika të iPhone 11 që mund të mos i keni ditur më parë!

9 karakteristika të iPhone 11 që mund të mos i keni ditur më parë!


//

Ka vite që na impresionon me dizanjet e pajisjeve të saj që bëhen çdo vit dhe më elegant. Kur e mendon, dizanji vazhdon të jetë një karakteristikë e fortë identifikuese e me të cilën përdoruesit krenohen. Megjithëse ka kaluar më tepër se një vit që prej daljes në treg të, ka disa karakteristika të tyre që Majmuni kurioz dëshiron t’i nxjerrë në pah për përdoruesit apo për ata

1. True Tone 

True Tone është një funksionalitet i ekranit të i cili bën të mundur zbutjen e efektit të ngjyrave dhe dritës mbi sytë tanë. E arrin këtë duke e përshtatur intesitetin e ngjyrave dhe dritës duke u bazuar në ambientin përreth. Gjithashtu, redukton dritën e mërzitshme blu, karakteristikë e ekraneve të shumë pajisjeve. Shumë e nevojshme nëse kaloni kohë përballë ekranit. 

2. Haptic Touch

Një karakteristikë dalluese e është dhe mënyra e shtypjes së butonit kryesor. Në modelet e mëparshmë ky funksionaliet quhet 3D Touch. Në të gjithë modelet me këtë funksion për të nxjerrë  listën aplikacioneve në përdorim të duhet të shtypësh fortë pasi ky funksion varet nga presioni që ushtron mbi butonin kryesor, ndërsa me Haptic Touch, forca nuk ka rëndësi, rëndësi ka se sa gjatë e mban gishtin mbi buton. 

3. Karikimi i shpejtë (Fast Charging) 

Harruat ta vendosni celularin tuaj iPhone në karikim natën e kaluar sepse ju mori gjumi? ky nuk do të jëtë më një problem, pasi mjaftojnë vetëm 30 minuta kohë për t’a karikuar deri në 50%! Kohëzgjatja e baterisë është një pikë shumë e përmendur kur flitet për tiparet e iPhone. Tani, falë opsionit Fast Charging të përmirësuar .

4. Night mode

Teksa po kaloja rreth sheshit të kryeqytetit një mbasdite me kapi syri një kameraman i cili kishte ngritur tripodin e tij për të filmuar, por mbi të nuk kishte një kamer të madhe nga ato të cilat jemi mësuar të shohim zakonisht por ! Kjo dëshmon për cilësinë e lartë të kamerave që iPhone posedon. Ndaj në këto dy modele dhe ndoshta më tej ka menduar të shtojë Night mode, si një karakteristikë që iu mundëson të bëni foto dhe video më të mira, duke shtuar ndriçim në imazhet e errëta dhe duke përmirësur ngjyrat. 

5. QuickTake

Të ka ndodhur shpesh që teksa je duke i bërë dikujt një foto diçka shumë e bukur nis të ndodh në sfond? Një tufë me zogj ngrihen fluturimthi, një yll bie, një aeroplan kalon, apo personi që po fotografoje bën një gjest që do të doje ta në ato momente. Ndonjëherë gjërat më të bukura në jetë janë të papritura dhe zgjasin vetëm disa sekonda. Me opsionin e ri , ke mundësi të rregjistrosh një video pa u dashur të ndërrosh modalitet nga fotoja tek videoja. Thjesht mbaje shtypur teksa je duke bërë foto dhe do nisësh të rregjistrosh!, i cili ka aftësinë të ndjekë objektet në lëvizje automatikisht nëse modaliteti QuickMode është i aktivizuar.

6. Wi-Fi 6 

Po për sa i përket internetit? Gjithmonë duam më tepër shpejtësi kur vjen puna tek interneti vjen dhe një risi e re për të gjithë ata që duan shumë dhe më shumë shpejtësi për të luajtur lojra online apo për të parë video me cilësi të lartë pa ndërprerje. Seria e iPhone 11 vjen me një sistem të quajtur Wi-Fi 6, i implementuar në pjesët hardware të pajisjes, i cili mundëson transmetim më të shpejtë të të dhënave, deri në disa Gigabajt për sekondë! 

7. Mjaft më me tela!

AirPods tashmë na mësuan më kulturën e pajisjeve pa tela. Ka ardhur koha që dhe karikimi i baterisë të realizohet pa tela. Po, është e mundur! Megjithëse jemi pak me vonesë për ta thënë, për ata që nuk e dinë ende, seria e iPhone 11 Pro/ Pro Max mundëson karikimin me anë të teknologjisë wireless. Teknologjia në fjalë është e disponueshme dhe për një pjesë të pajisjeve Android dhe ju mundëson që ta karikoni celularin tuaj pa nevojën e kabllove kudo që shkoni!

8. Dark Mode 

Për ty që të pëlqen të qëndrosh natën zgjuar dhe kur dritat e shtëpisë janë fikur, iPhone 11 Pro/Pro Max sjellin modalitetin Dark. Nëse Night Mode ishte për të përmirësuar kualitetin e fotove të tua, Dark Mode është për të përshtatur dritën e ekranit dhe nuancat e ngjyrave për të reduktuar efektin e lodhjes në sytë e tu. Nën modalitetin Dark Mode, ikonat e aplikacioneve marrin një ngjyrë gri dhe pamja e ekranit në sfond merr ngjyrë më të errët. Për më tepër, ky opsion kursen bateri dhe iu mundëson një përdorim më të gjatë.

9. Eja të bëjmë një Slo-fie 

Jo, nuk është shkruar gabim. Një karakteristikë e veçantë është modaliteti i ri i kamerës para. Kamera pranë ekranit vjen më dy opsione që nuk gjenden në versione të tjera të iPhone. Modaliteti Portrait dhe Slow Motion janë diçka e re dhe shumë interesante. Tani mund ta kthesh kamerën nga vetja dhe të kapësh një selfie në lëvizje e sipër (Slow Motion). Në fund do të marrësh diçka të ngjashmë me atë që ne e quajtëm Slo-fie! Mund të ndryshosh lehtësisht nivelin e ngadalësimit dhe të kapësh disa video mjaft interesante! Ti e di vetë më mirë se çfarë mund të bësh me të

Referenca: https://medium.com/macoclock/10-cool-features-of-iphone-11-you-did-not-know-yet-b309b2f2e8d2

Sa e lehtë është të bëhesh një Vloger në 2020?
Si të dalloj një iPhone origjinal kundrejt një iPhone fallco?

+ There are no comments

Add yours