7 ide dhuratash speciale për fëmijët për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri

7 ide dhuratash speciale për fëmijët për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri


//

Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë vetëm disa ditë larg dhe fëmijët mezi po presin të marrin dhuratat e tyre nga prindërit dhe të afërmit. Nëse ende nuk keni një ide se çfarë do ti dhuroni fëmijës, nipit apo mbesës tuaj në këto festa të fundvitit, në këtë artikull po ju sugjerojmë një listë me dhurata shumë speciale e të veçanta, të rekomanduara nga Idedhuratash.al, nga ku mund të porosisni çdo gjë vetëm me një klikim ose telefonatë dhe porosia ju vjen direkt në adresën e shtëpisë tuaj.

Ja idetë e dhuratave që do të gëzonin pa masë çdo fëmijë në këtë sezon festiv:

Një makinë “Mercedes-Benz” me telekomandë: Kjo është një dhuratë ideale sidomos  për djemtë e moshës 3 deri në 8 vjeç, të cilët janë shumë të apasionuar pas makinave dhe me siguri kanë kohë që e presin një dhuratë të tillë.

fdfdf

Dron me telekomandë: Kjo është nga ato dhurata pas së cilës do të apasionohej tej mase çdo fëmijë, madje do t’ju ftonte edhe juve të luanit bashkë me të )) Mund të komandohet në një disatancë deri në 50 metra dhe ka material shumë rezistent që parandalon dëmtimin nga tronditjet apo goditjet.

dronn

Set me 5 libra “Kutiza e rrëfenjave”: Një dhuratë ideale, sidomos për vajzat  që dëshirojnë të lexojnë histori të bukura me princesha )) Ky set përmban 5 libra të mrekullueshëm me historitë fantastike të princeshave, të sirenave, të zanave dhe të këcimtareve më të njohura në botë.

dddssss

Një robot të teknologjisë së lartë që programohet dhe komandohet nga vet fëmijët: Për të apasionuarit e teknologjisë, ky robot do të ishte një dhuratë perfekte, pasi jo vetëm argëton fëmijën por edhe zhvillon inteligjencën e tij. Roboti ndërtohet dhe programohet deri në detaje nga vet fëmijët duke shkarkuar në  tabletë ose kompjuter aplikacionin falas të robotit Clementoni.

robot

Një makinë “Lamborghini” të zezë me telekomandë: Një makinë ideale për fëmijët e  apasionuar pas garave dhe shpejtësisë. Është e pajisur me telekomandë dhe tashmë do të duhet vetëm t’ju lini fëmijëve një hapësirë në dispozicion për makinën e tyre të re, pasi ata do të rrëmbehen totalisht nga kjo dhuratë.

telekom

Tavolinë për lojëra dhe vizatime “Edugames” : Një tavoline e vogël me personazhet e Disney,  ku femijët mund të luajnë dhe mësojnë njëkohesisht. Ka të përfshira në paketim 8 lojra të ndyshme për të vizatuar, për të formuar (Puzzle) dhe tangram.

tavolina

Set Lego me makina transporti: Një paketim origjinal me 264 copëza Lego, me të cilat fëmijët mund të luajnë, të zhvillojnë inteligjencën e tyre dhe të argëtohen pa masë.

lego

Një larmishmëri të madhe me ide për dhuratata për fëmijët për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri mund të gjeni te Idedhuratash.al ose duke telefonuar në numrin 044 50 74 74.

Burimi: Lady Albania 

 

 

+ There are no comments

Add yours