6 fakte interesante mbi kufjet!

6 fakte interesante mbi kufjet!


//

Një tjetër aksesor pa të cilin nuk mund ta mendojmë dot përditshmërine tonë(i pari mbetet celulari sigurisht), janë kufjet. Në kafenë, rrugës duke ecur apo duke lexuar, janë pjesë e pandashme e rutinës ditore. 

Përdorimi i tyre varion nga argëtimi e deri tek proçeset e punës apo arsyet shëndetësore. Shpesherë mjet për izolimin nga bota përreth.  

Sot, shohim modele të përmirësohen, duke u zvogëluar në përmasa dhe rritur në efikasitet. Por, e gjitha është rezultat i një rrugëtimi disavjeçar. Më poshtë po ju servirim disa fakte interesante të këtij rrugëtimi që me siguri nuk i dinit më parë. 

  1. Modeli i parë kishte vetëm një kufje. 

Koncepti i kufjeve lindi që në vitin 1880. Operatorët telefonikë përdornin një lloj të kufjeve të sotme, i përbërë nga një kufje e vetme. Sigurisht, ky version nuk i përngjante aspak Airpodeve të tanishme! Kufja teke ishte e lidhur më një mikrofon që mundësonte përcjelljen e zërit. Kjo pjesë lidhëse nuk ishte aq komode, pasi peshonte nga 2 deri në 5 kg dhe përdoruesit i duhej ta mbante mbi sup gjithë kohës! 

   2.Kufjet e para moderne u shpikën në kuzhinë.

Nuk thonë kot se idetë e mira vijnë kur e ke barkun plot! Ndaj, ku do të kishte vend më frymëzues se kuzhina për të ardhur më një ide brilante si kjo. Nathaniel Baldvin njihet si krijuesi i modelit të parë të kufjeve që kemi sot (dy kufje të bashkuara me një rreth lidhës), në kuzhinën e tij. 

Ishte viti 1910 dhe shpikje të tilla shiheshin me skepticizëm ndaj askush nuk pranoj të investonte për te mbështetur prodhimin e tyre. Derisa, kjo ide inovatore iu ra në vesh forcave marinare të SHBA-së. Ata porositën mbi 100 copë duke e bërë Baldvin të pasur. Problemi qëndronte se edhe pas kësaj mbështetje Baldvin vazhdonte t’i prodhonte kufjet në kuzhinën e tij. Ritmet e prodhimit ishin të ngadalta, ndaj marina i propozoj ta merrnte në një fabrikë me profesionale. Por, për shkak të idealeve të tij, (mbështetës i lëvizjes poligamikë) ai nuk pranoj të linte vendlindjen e tij, Utahën. 

Pas kësaj një kompani tjetër, Wireless Speciality Apparatus Co, vendosi ta mbështesë Baldvin të ngrinte fabrikën e tij në Utah, me të vetmin kusht që çmimi me të cilin forcat e marinës do ti blinin kufjet të qëndronte i njëjtë. 

3. Pse kufjet quheshin “kanaçe”? 

“Kanaçe” ishte një term i përdorur në të shkuarën për çdo dy objekte që transmetonin zë nëse dy persona që komunikonin iu duhej t’i vendosnin secili nga një në vesh. 

Përkthyer në shqip tingëllon çuditshëm. (Do të thotë kjo se smartphonët nuk janë gjë tjetër veçse “kanaçe” moderne?) Kjo fjalë nisi të përdorej gjerësisht për kufjet. (Megjithëse në Shqipëri nuk e mbaj mend ta kem dëgjuar ndonjëherë. Po ju?) 

4. Përpara kufjeve Dr. Dre’s Beats, u krijuan Koss Beatlephones

Çka ka penalizuar shumicën e shpikësve ka qënë fakti se kanë qënë vetëm shpikës shumë të mirë. Kjo nuk mjafton për të patur një produkt të suksesshëm. Janë aftësitë shitëse që garantojnë sukses. Xhon C. Koss, krijuesi i kufjeve stero, tregua i zgjuar gjatë nxjerrjes së produktit të tij. Arriti të fitonte mbështetjen e këngëtarëve të njohur të kohës duke pushtuar tregun e kufjeve gjatë viteve 1960-1970. Jo vetëm shpikës i zoti, por gjeni marketingu! 

Nga vetë emri, besoj se tashmë e merrni me mend se me cilin grup muzikor vendosi të bashkëpunonte. 

Kompania e tij, Koss Electronics me mbështetjen e grupit të famshëm muzikor, Beatles, arriti të krijonte Beatlesphones, të cilat patën sukses global. 

5. Askush nuk e mendonte se kufjet mund të merreshin me vete. 

Gjatë viteve ‘70 kufjet përdoreshin vetëm brenda ambienteve shtëpiake. Duke qënë se dhe pajisje të mirëfillta për dëgjimin e muzikës në lëvizje nuk kishte ende, krijimi i kufjeve që mund të mbaheshin lehtësisht me vete nuk ishte në fokus të prodhuesve. Flasim këtu, në një kohë kur pesha e tyre shkonte nga 1 deri në 2 kg, ndërkohë që pesha e kufjeve normale tani shkon nga 200 deri ne 300 gram! (Gjithmonë, flasim për kufjet e mëdha me tel). 

Askujt nuk i shkonte mendja tek nevoja për kufje të tilla derisa Sony erdhi në treg me Walkman, (1977) kasetën e parë rregjistruese në të cilën mund të dëgjoje muzikë në lëvizje, duke e shtyrë kështu industrinë e kufjeve drejt zhvillimeve të reja.   

6. Teknologjia zhurmë-mbytëse u krijua falë një zhurme të tmerrshme në aeroplan. 

Shpikjet më gjeniale nuk lindin në zyra të mbyllura dhe kjo nuk është çudi. Pas kuzhinës, aeroplani doli të jetë një tjetër ambient produktiv! Të paktën kështu ndodhi të ishte për inxhinierin Amare Bose teksa udhëtonte nga Zyrihu për në Boston në vitin 1978. Zhurma e motorit të aeroplanit iu duk tepër shqetësuese, pasi e pengonte muzikën të dëgjohej qartë. Ato momente frustruese u kthyen në frymëzim për krijimin e kufjeve që bllokonin zhurmat e jashtme. Menjëherë nxorri bllokun e tij dhe nisi të skiconte idenë revolucionare. Kur aeroplani preku tokën, ideja ishte e kompletuar dhe gati për t’u konkretizuar në një prototip. 

Koncepti ishte i thjeshtë: kufjet do të prodhonin një frekuencë valësh të kundërt më atë të zhurmave përreth, duke sjellë mosdeportimin e tyre brenda kufjeve. 

Por, nuk doli të ishte aq e lehtë ta sillje këtë koncept në jetë. U deshën rreth 8 vite nga momenti i skicimit të idesë, për krijimin e një prototipi të prekshëm. Fillimisht, kjo teknologji nisi të përdorej nga pilotët, udhëtarët e klasit të parë dhe me uljen e kostos edhe nga publiku i gjerë. 

Vite kanë kaluar që atëherë, duke sjell modele më të komode dhe cilësore. Po ti çfarë kufjesh përdor më tepër? Mos hezito të komentosh më poshtë. 

P.S Miqtë tanë tek Aladini kanë modelet më të fundit të kufjeve, në rast se të duhen një palë. 

P.S.S Mos harroni ta ndiqni majmunin në Facebook dhe Instagram.

Si të dalloj një iPhone origjinal kundrejt një iPhone fallco?
Covid-19/ Rriten kërkesat, ja çfarë po blejnë shqiptarët ONLINE

+ There are no comments

Add yours