5 minuta brenda dhomës më të qetë në botë, ndërtuar nga Mikrosoft

5 minuta brenda dhomës më të qetë në botë, ndërtuar nga Mikrosoft


//

Është e ndërtuar dhe fshehur thellë, në Ndërtesën 88, në kampusin e  Microsoft, e çertifikuar zyrtrisht si dhoma më e qetë në botë. Kompania ka fituar së fundmi çmimin Guines për të.

Gazetari i Business Insider, Matt Weinberger tregon për minutat e kaluara në dhomën më të qetë të botës.

Weinberger gjatë qëndrimit në qytet, vendosi të shpenzojë 5 minuta brenda saj me Gopal Gopal, inxhinierin e laboratorit të audios në Microsoft.

Mikrosoft e ka ndërtuar këtë dhomë të qetë, të quajtur “anechoic chamber,” për të ndihmuar ata për çdo lloj pune që kanë.

Nga ndërtimi i folësit më të mirë për tableta dhe laptopë , për përmirësimin e performancës së thirjeve në Skype thirrje , pa patur ndotje dhe pengesa të zhurmës nga bota e jashtme .

slack for ios upload (3)

Por Mikrosoft nuk ka dashur thjesht një dhomë të qetë, por më të qetën.  Weinberger tregon se sapo dera mbyllet menjëherë vihet re ndryshimi , zëri të mbahet sepse nuk mund të dalë jashtë mureve. Pra të gjitha zhurmat në sfond zbehen. Nëse je duke folur normalisht të duket sikur po bërtet mbi një jastëk.

“Më pas Gopal kërkoi që të mbanim një qetësi totale për 20 sekonda. Ndjenja e izolimit ishte shtypëse, sa po ndieja kokën sikur do të më hapej nga izolimi”, tregon Weinberger

“Kjo ndjesi mbeti tek unë edhe pasi në filluam të flasim sërish. Gopal shpjegoi se si qetësia është një ndihmë e madhe, kur jeni duke bërë shkencën e nevojshme, për tu siguruar që asnjë tingull i jashtëm nuk do tju shqtësojë. Mund të them me siguri se nëse do të kisha shpenzuar më shumë kohë në atë dhomë, do të isha ccmendur komplet.”

Burimi: Business Insider / Nga Matt Weinberger

 

 

Krijohet droni i parë nënujor (VIDEO)
Ja si funksionon timoni inteligjent (VIDEO)

+ There are no comments

Add yours