5 ide si te ruani kujtimet e para të fëmijës
Kujtimet e para të fëmijëve mbeten gjithmonë të dashura, thesare të viteve të jetës. Më poshtë mund të shikoni disa sugjerime nga Ide Dhuratash, si mund të ruani në mënyra unike kujtimet dhe detajet e muajve të parë të jetës të bebit tuaj. Gjithashtu këto ide janë tepër të veçanta për të surprizuar një mami të re. Apo per t’i ruajtur dhe për tja dhuruar fëmijëve tuaj kur të jenë në një moshë më të madhe.
Korniza që ruan dy kujtime, foton më të dashur dhe gjurmën e dorës ose të këmbës. Është prej druri, dhe në paketim ka edhe materialin e veçantë me të cilin krijohet gjurma.
12 muajt e parë dhe kujtimi më i bukur i fëmijës, në një kornizë të vetme. Për të parë si ka ndryshuar dhe sa është rritur me kalimin e çdo muaji.
Një jastëk mund të shërbejë edhe për të ruajtur kujtimet. Fotoja e bebit ka një vend të caktuar në këtë model jastëku.
Detajet më të ëmbla të lindjes mund t’i ruani edhe në këtë mënyrë. Në një kornizë ku mund të vendosni gjatësinë, peshën, datën, qytetin e lindjes dhe emrin. Gjitçka realizohet me ngjyrat dhe detajet që dëshironi.
Kjo çertifikatë ka disa versione.
Një kornizë ku mund të vendosni gjatësinë, peshën, datën, qytetin e lindjes dhe emrin e fëmijës.
Në çertifikatën me teknikë mikse mund të vendoset emri, data, dita dhe ora e lindjes, pesha dhe centimetrat. Është e vendosur në një kornizë druri dhe me xham dhe mund të vendoset si një dekor në dhomë.
ÇERTIFIKATA ME TEKNIKË QUILLING
Ky model është i krijuar me tekinkën Quilling. Kjo teknikë quhet ndryshe Filigrami prej letre, duke krijuar një art më vete. Mund të vendosen emri i bebit, data dhe ora elindjes, pesha dhe gjatësia me ngjyrat e dëshiruara. Në këtë çertifikatë ndryshe nga e para ka edhe një palë këpucë të personalizuara me emrin e bebit.
Një album me foto dhe kujtime, i krijuar vetëm për bebushin.
Në dy versione: ALBUMI ME 30 FOTO
Një album vetëm me 30 foto i vendosur në një kuti të veçantë dhe të dekoruar me detaje e ngjyrat e preferuara.
ALBUMI ÇASTE TË ËMBLA: Çastet më të bukura gjatë tri viteve të para mund të ruhen në 96 faqe, të cilat kanë hapësirat përkatëse për foto dhe kujtime të tjera. Ky album është i ndarë në pesë kapituj :
1. Ja ku mbërrita
2.Famija ime
3.Mbërritja në shtëpi
4.Tabelëza e shëndetit
5.Dita ime
+ There are no comments
Add yours