5 detinacione që mund të vizitoni këtë pranverë

5 detinacione që mund të vizitoni këtë pranverë


//

Bashkë me pranverën, vjen dielli dhe dëshirat tona për të udhëtuar.

1. Moti i ashpër i Skocisë fillon të zbutet dhe pret rrezet e para të diellit. Është momenti ideal për t’i bërë fëmijët të jetojnë pak magji duke i dërguar të vizitojnë kështjellat e pushtuara nga fantazmat apo të kërkojnë përbindëshin e Loch Ness. Një tokë e sunduar nga përralla që dinë të magjepsin si të vegjël dhe të rritur.

Skoci

2. Në Lisbonë, është momenti ideal për të zbuluar këtë kryeqytet historik pa ardhur akoma i nxehti i madh. Një mozaik i vërtet kulturor ofron një pafundësi me aktivitete që mund të bëni në çift ose grup shoqëror si për shembull të vizitoni pallatet, manastiret dhe galeritë.

Lisbone

3. Në këtë periudhë mund të shkoni në Francë, më saktë në Biarritz. Gjatë majit turistet ende nuk e kanë pushtuar këtë qytet bregdetar që mbushet plot me njerëz sapo vjen qershori. Mund të kaloni një fundjavë të mrekullueshme duke përfituar nga ditët e bukura dhe duke zhvilluar aktivitete lokale si sërfi.

Biarritz

4. Berlini është kreyqyteti perfekt për t’u argëtuar pa shumë shpenzime. Mund të përfitoni nga pranvera për të shëtitur rrugët e tij në zbulim të ndonjë vepre arti, për të vajtur në kinemanë e hapur Kreuzberg dhe për të kullufitur një currywurst (specialitet gjerman, salçiçe me salcë) me një çmim minimal.

Berlin

5. Roterdami, porti më i madh i Evropës, është vendi ideal për të përfituar nga pranvera. Mund të shkoni të shijoni ndonjë gatim me peshk të freskët në port ose të zbuloni arkitekturat e reja. Një qytet që i fsheh mirë misteret dhe do t’ju habisë në çdo cep.

Roterdam

Burimi: Daily Mail

Shtëpia franceze më e shtrenjtë në botë!
Qyteti 9000-vjeçar evropian ku njerëzit ende jetojnë në shpella

+ There are no comments

Add yours