Pushimet me bebin! Disa këshilla

Pushimet me bebin! Disa këshilla


//

A dëshiron të udhëtosh me bebin? A je konfuze mbi çfarë do të ju duhet gjatë këtij udhëtimi? Çfarë mjetesh do të ju duhen? Cili është minimum i gjërave qe mund të merrni me vete? Si ta bësh një udhëtim sa më të bukur? Ne do të përpiqemi t’ju hedhim pak dritë mbi këtë gjë me disa këshilla.

Data e udhëtimit me bebin po afrohet. Ndërkohë qe je duke ecur në shtëpi e duke bëre inventarin e të gjithë mjeteve që bebi përdor në shtëpi vret mëndjen se çfarë do të duhet me vete. Lëkundësja e ndihmon të flej, puzzelat në tokë e ndihmojnë të qëndrojë i qetë duke të parë ty, tavolina e ndërrimit është pranë, por a ju duhen të gjitha këto me vete?

Mund të duket sikur bebet kanë nevojë për gjithë këto mjete por realiteti nuk është ashtu. Pasja e gjithë ketyre mjeteve mund ta bëj pushimin më të lehtë por në fakt do të ju lodhë më shumë. Nëse gjen një mënyrë të marrësh sa më pak gjëra do të jeni më të qetë. Mos harro, se pushimet me një bebe janë ndryshe. Më poshtë disa nga rekomandimet tona:

Gjumi gjatë pushimeve:

Një nga mjetet më të vështira për bebin është krevati i gjumit. Ja disa mënyra se si mund ta zgjidhni:

  • Kontakto hotelin për t’ju kërkuar krevat bebi.
  • Nëse keni marrë me qera një apartament, kontakto pronarin dhe shiko nëse ja u mundësojnë dot një gjë të tillë.
  • Bëj kërkime mbi kompanitë që lëshojnë produkte me qera, ka plotë në vende jashtë të cilat mund dhe t’ju mundësojnë krevate bebi me qera.

Nëse opsionet e mësipërme nuk ju hynë në punë atëherë :

  • Bli një dyshek të vogël , ka plot të manovrueshëm/të cilat mund të palosen (si në foto)
  • Nëse bebi është mjaftueshëm i madh ka disa tenda/cadra si kjo më poshtë e cila mund të paloset në valixhe.
  • Nëse dhoma e hotelit është e vogël, konsidero fjetjet bashkë.
Si të ruash rutinën e gjumit gjatë udhëtimit me bebe

Ti do të ruash rutinën e gjumit sa më shumë që të mundesh edhe gjatë pushimit. Ja disa mënyra që mund të ju ndihmojnë:

  • Nëse dushi është pjese e rutinës dhe dhoma e hotelit nuk ka një vaskë ju mund të përdorni lavamanin apo komardaret.
  • Nëse i lexoni bebes përpara gjumit, merrini dy libra me figura me vete.
  • Nëse i vendosni muzik bebes përdor aplikacionet në telefon.
Ushqyerja e bebit gjatë udhëtimit

Nëse bebi juaj ushqehet vetëm me qumësht gjiri ju mund ta anashkaloni këtë pjesë. Nëse bebi pi qumësht formulë, ju e tërhiqni qumshtin me pompë, apo bebi po ushqehet me ushqime për bebe këto këshilla janë për ju:

  • Nëse bebi është i vendosur mbi formulën merr vetëm atë. Nëse bebi është pranues dhe ndaj të tjerave bëj një kërkim të formulave në treg në vendin ku po shkoni. Ju mund ta blini kur të shkoni aty!
  • Nëse nuk do të ndrrosh formulën merr formulë pluhur jo lëng. Do të jetë më e lehtë.
  • Kontrollo me hotelin nëse kanë çajnik ku mund të ngrohni ujin nëse jo kërkoje.
  • Përpiqu të marrësh sa më pak shishe për ushqim.
  • Nëse hoteli nuk ju ofron dot merr nji tenxhere të vogël për të zier ujin për formulën.

Nëse bebi juaj ha ushqim për bebe ki parasysh këto se:

  • Keni planifikuar që vaktet tuaja do të jenë në restorante? Atëhere restorantet zakonisht kanë dhe karrige për bebe. Karrocat gjithashtu mund ta kryejnë këtë funksion .

Si të marrim pampersat në udhëtim

Ato zëjnë shumë vënd, ti mund ta ruash duke marr me vete pampers për 2ditë. Kur të mbërrish mund të blesh aq pampers sa do ju duhet për udhëtimin.

Veshjet

Nëse bebi juaj është i prirur për të pasur të përziera , ti me siguri po vret mëndjen sa veshje të merrni me vete.

  • Mënyra më e lehtë është marrja me qera e një apartamenti me lavatriçe. E kështu mund të merrni sa më pak veshje me vete.
  • Nese ju po qëndroni në hotel, pyesni mbi funksionimin për larjen e rrobave.

Si të lëvizësh me bebin

Karrigia e makinës së bebit është një nga ato mjetet e mëdha që duhet ti konsideroni mos ti merrni me vete por kjo në varsi të destinacionit dhe kohës që do kaloni në timon.

  • A do shkosh në një qytet që ka transport publik nga aeroporti në hotel dhe për të lëvizur? Bëj kërkimi mbi destinacionin për të kuptuar nëse hoteli juaj përdor taksi apo autobus për transportin aeroport/hotel. Nese po planifikon të lëvizësh duke ecur apo me transport publik lere karrigen e makiëns në shtëpi.
  • Në avion shiko opsionet për të mos i marr karrigen me vete.
  • Nëse do të marrësh një makinë me qera kërkoji një me karrige bebi brenda.

Disa bebe pëlqejnë të mbahen në krah e disa e duan karrocën. Ne ju sugjerojmë të merrni me vete:

  • Kangurin : zë pak vënd, mund të përdoret gjatë gjithë kohës.
  • Karrocë e lehte verore : e lehtë, paloset dhe te ndihmon dhe për ushqimin e bebit.

Leri bebit kohë të luaj gjatë udhëtimit.

Në varësi të moshës së bebit është e rëndësishme t’i jepni pak kohë për të luajtur, por nuk ke pse i merr të gjitha lodrat nga shtëpia. Kjo është koha më e mirë për improvizimin dhe t’i lejoni të shijojnë ambientin e ri.

  • Nuk ju duhen shumë lodra gjatë udhëtimit me avion. Bebet pëlqejnë të luajnë me gjëra të reja si gota plastike, lugë plastike apo pipëza. Ato mund të pëlqejnë dhe të merren me pasagjerët e tjerë.
  • Sesa të marrësh lodra bëhu kreativ dhe lejoji të eksplorojnë çfarë i rrethon. Në park p.sh ule bebin te bari e lëre të eksploroj.
  • Nëse do marrësh një lodër merr lodër multi funksionale.

Në fund, pëpiqu të mos bësh shumë plane, planet me një bebe rrallë herë funksionojnë. Mos u mërzit nëse harron dicka , do ja dalësh. Pushimet janë për tu larguar nga normaliteti, shijo çdo gjë me bebin tënd. Pushime të mbara!

Dëshironi një telefon të pathyeshëm dhe kundra ujit? Ja ku e gjeni (VIDEO)
Çfarë ju duhet per valixhen e pushimeve? Ja aksesorët më të nevojshëm që mund t’i blini online.

+ There are no comments

Add yours