10,000 hapat magjike

10,000 hapat magjike


//

Kur blini një matës aktiviteti, objektivi kryesor që ju vendoset është të bëni 10,000 hapa në ditë, por gjithashtu mund ta vendosni ju vetë objektivin tuaj ditor.

Ju do pyesni pse të gjithë matësit e aktivitetit përdorin standartin e 10,000 hapave në ditë?

Të parët që e hodhën idenë e 10,000 hapave ishin Japonezët. Ky objektiv ishte pjesë e një fushate marketingu për të shitur matës aktiviteti dhe produkte të tjera sportive. Që nga ajo fushatë, autoritetet mjekësore kanë rënë dakord  se 10,000 hapa në ditë është një objektiv mjaft i shëndetshëm për këdo. Shoqata Amerikane e Mjekëve përdor 10,000 hapat si një guidë që duhet ndjekur në mënyrë që të rrisni mirëqënien e trupit dhe mendjes dhe të ulni rrezikun e sëmundjeve të zemrës të cilët janë shkaktarët kryesorë për humbjen e jetës së dhjetra njerëzve çdo ditë.

Të mirat janë të shumta: ulja e sasisë dhjamore në trup, rritje e energjisë, ulja e rrezikut të diabetit  dhe sëmundjeve të zemrës. Sipas shumë studimeve, 10,000 hapat në ditë japin rezultate afatgjatë në cilësinë e jetës së çdo njeriu.

 10,000 hapa janë gati të barabarta me 30 minuta aktivitet fizik në ditë, të cilat sugjerohen nga çdo mjek. Janë të mjaftueshme për të ulur rrezikun e sëmundjeve dhe t’ju bëjnë  të jetoni një jetë më të shëndetshme dhe më të gjatë. 10,000 hapa do të thotë se ju duhet të përshkruani afërsisht 8 kilometra në ditë. Nëse nuk keni një jetë tepër aktive, atëherë është shumë e vështirë që të bëni kaq shumë lëvizje gjatë një dite normale, prandaj duhet pak vendosmëri për të arritur këtë objektivë çdo ditë. Krijoni rutinën që do ju ndihmojë të arrini këtë objektivë, si për shembull të ikurit në punë duke ecur apo shëtitje gjatë kohës së lirë.

 10,000 hapa në ditë nuk kërkojnë ndonjë sakrificë të madhe nga ana juaj, nuk kërkojnë shpenzime të tepërta dhe janë me leverdi, mjafton vetëm një ndryshim i vogël në rutinën tuaj ditore. I vetmi mjet që ju duhet gjatë ecjes suaj është një matës aktiviteti i cili mat hapat, distancën e përshkruar, kaloritë e djegura, monitoron gjumin dhe më e rëndësishmja, ju kujton se është momenti të çoheni nga krevati dhe të lëvizni! Gjithashtu mos harroni të merrni me vete kufjet dhe muzikën.

Dyqan Taxi na sygjeron disa matës aktiviteti tepër të kërkuar në treg. Ju mund t’i shihni ato duke klikuar këtu.

Burimi: Fitbit

Më në fund Surface Hub i Microsoft del në shitje (Video)
5 pajisje multifunksionale që çdokush do ti dëshironte në kuzhinë!

+ There are no comments

Add yours