
10 Vendet e braktisur më të bukur në botë
Këto rrënoja na ofrojnë një paraqitje të shkurtër të një bote pa njerëz. Muret e tyre të errëta të krijojnë një ndjesi të mrekullueshme që kurrë më parë nuk e ke ndjerë. Të gjitha këto vende në të cilat Nëna Natyrë ka rifituar të drejtat e saj, me shumë mundësi fshehin brenda vetes mistere.
1. Christ of the Abyss (Krishti i humnerës), në San Fruttuoso, Itali.
Guido Galletti e ndërtoi këtë statujë të Krishtit në 1954 dhe e vendosi brenda në ujë në një thellësi prej 17 metrash.
2. Kolmanskop në Shkretëtirën Nambil
Kolmanskop është një qytet fantazmë në shkretëtirën Namib në jug të Namibia, 10 km në brendësi të qytetit portual Lüderitz. Ky qytet fantazmë e mori emrin nga një shofer transporti i quajtur Johnny Coleman, i cili gjatë një stuhie rëre braktisi kamionçinën e tij në një pjerrësi të vogël përballë këtij vendbanimi. Dikur një fshat minierash i populluar, i vogël por shumë i pasur dhe sot është një nga destinacionet turistike më atraktive për turistët e kësaj zone për vetë faktin që është i braktisur.
3. Prypyat në Ukrainë
Prypyat është një qytet fantazmë në veri të Ukrainës, në kufi me Bjellorusinë.
E mori emrin nga afërsia me lumin Prypyat, u themelua në 4 shkurt të 1970, si qyteti i 9 bërthamor në Bashkimin Sovjetik, për ti shërbyer termocentralit bërthamor që kishte afër. Zyrtarisht u shpall si qytet në 1979 dhe arriti një popullsi prej 49, 360 banorë deri në kohën që ai u evakua, në 27 prill të 1986, një ditë pas fatkeqësisë që ndodhi në termocental.
4. Angkor Wat në Kamboxhia
Angkor ishte kryeqyteti i Perandorisë Khmer, e cila e pati lulëzimin e saj nga shek. IX deri në shek. XV. Angkor ishte një qytet i madh që përfaqësonte të pakten 0.1 % të popullsisë globale përgjatë 1010- 1220. Shtëpitë e këtij qyteti madhështor janë sot një nga atraksionet turistike të Kamboxhias.
5. Czestochowa, një stacion treni i braktisur në Poloni.
Czestochowa, u lançua si një qytet në jug të Polonisë në brigjet e lumit Warta dhe arriti një popullsi prej 240,027 në qershor të 2009. Ky qytet ishte i njohur për manastirin Pauline e Jasna Gora, që ishte dhe shtëpia e pikturës “Zonja e Madhe”, një vend i shenjtë për Virgjëreshën Mari. Çdo vit miliona pelegrinë nga e gjithë Bota vizitojnë Czestochowa.
6. Një Jaht i fundosur në Antarktidë
“Endless Sea” ishte një Jaht brazilian i cili u përmbyt dhe pasi përfundoi në fund të oqeanit, ngriu në gjirin e Maxwell në Antarktidë në 7 Prill 2012.
Jahti i përkiste një gazetari brazilian i cili po xhironte një dokumentar mbi bregdetin e Antarktidës kur Jahti u përmbyt. Një reporter pjesë e ekuipazhit tregoi se erërat e forta me shpejtësi më shumë se 100 km/h e hodhën Jahtin nga njëra anë në tjetrën si një “leckë” derisa ai përfundoi i zhytur i gjithi nën ujë.
7. Craco në Itali
Craco është një qytet fantazmë në provincën Matera në jug të Italisë afër Basilicata.
Qyteti i vjetër u braktis pas një katastrofe natyrore. Braktisja e ka bërë Craco një atraksion turistik dhe një destinacion për xhirime të ndryshme. Në 2010, Craco u beë pjesë e listës së Fondit të Monumenteve të Botës.
8. Qyteti nën det Shicheng në Kinë
Liqeni Qiandao, një liqen artificial që ndodhet në shtetin e Chun’an në provincën Zhejiang Kinë, i cili u formua pas përfundimit të stacionit hidrocentral të lumit Xin’an në 1959. 1078 ishuj të mëdhenj rrethojnë liqenin dhe mijra të tjerë më të vegjël janë të shpërndarë në të gjithë liqenin brenda të cilit ndodhej ky qytet.
Rrezë malit Wushi shtrihej një qytet i lashtë i njohur si Shicheng (Qyteti i Luanit).
9. Një spital ushtarak, Beelitz, Gjermani
Beelitz është një qytet historik në rrethin Potsdam-Mittelmark, në Brandenburg, Gjermani.
Ky qytet është i njohur kryesisht për kultivimin e asparagut të bardhë (Beelitzer Spargel),
i cili është mjaft popullor në rajonin e Berlin-Brandenburg.
10. Parku i udhëtimit të Guliverit, Kawaguchi, Japoni
Ndërtuar në hije të malit Fuji, ky park tematik u hap në 1997, zgjati vetëm 10 vjet dhe u braktis pavarësisht nga ndihma finaciare e vazhdueshme e qeverisë japoneze.
Burimi: magnificplaces.com
+ There are no comments
Add yours