10 shpikjet më interesante, që do i përdorim në të ardhmen

10 shpikjet më interesante, që do i përdorim në të ardhmen


//

Teknologjia ka avancuar me hapa të mëdha ditë pas dite saqë shkencëtarët kurrë nuk pushojnë së suprizuari me shpikje që na magjepsin dhe që të shkaktojnë dëshirën për t’i pasur ato. Këto janë 10 shpikjet më interesante që tashmë janë në dyqane ose do të jenë atje së shpejti.

Llambë tavoline që rri në ajër

Kjo është një llambë pa tela e cila qëndron në ajër mbi një bazë të vogël prej druri në të cilën nguliten magnetet. Llamba është përdorur tashmë gjerësisht sepse merr shumë pak energji: nëse llamba punon për 6 orë në ditë, jetëgjatësia e saj shkon deri në 22 vite.

Sterilizues sipërfaqesh

Pajisja magjike që higjenizon kuzhinën“ përdor rrezet UV për të shkatërruar deri në 99% të baktereve të dëmshme dhe mikroorganizmave nga çdo sipërfaqe e ngurtë, jo-poroze. Duket se ëndrra e të gjitha amvisave është bërë e vërtetë: tani kuzhina do të shkëlqejë nga pastërtia dhe rregulli.

Telefoni me tre anë

Tre ekrane të ndërlidhura në një telefon celular mund të funksionojnë në mënyra të ndryshme dhe mund të përdorni aplikacione të ndryshme njëkohësisht. Përdoruesit e teknologjisë së avancuar shpresojnë që projekti të nisë sa më shpejt të jetë e mundur.

Kufjet përkthyese wireless 

Sapo t’i vendosni këto kufje të vogla në veshët tuaj, ai fillon përkthimin automatik të gjuhës së përzgjedhur tek “settings”, dhe gjithë kjo pa u lidhur me Web-in. Pra, sot udhëtimet tuaja bëhen më të lehta dhe interesante.

Karikuesi diellor “Port”

“Port” është një bateri kompakte portative që ngarkon telefonin tuaj duke përdorur energjinë diellore. Gjithçka që ju duhet të bëni është ta ngjitni atë në çdo dritare: në shtëpi, makinë ose në një vend të veçantë në aeroplan.

Telefon celular dhe kufje Bluetooth në një pajisje 

Së fundmi, dikush arriti të kombinojë një kufje Bluetooth dhe telefonin celular në një pajisje. Kur e shtypni telefonin nga anët, ajo kthehet në kufje për t’u vendosur në vesh. Është për të ardhur keq që projekti i quajtur Kambala është ende në fazën e idesë.

Smartphone me fleksibilitet të jashtëzakonshëm   

Ky është një smartphone super fleksibël që nuk ka frikë të bjerë dhe mund të zhytet në ujë në një thellësi prej 10 metrash. Në të njëjtën kohë, lehtësisht mund të shndërrohet në një pajisje që vendoset rreth dorës, dhe mund të veprojë si një matës aktiviteti ose si orë inteligjente.

Pajisja portative Copy & Paste

Ju lejon të skanoni dhe printoni imazhe kudo dhe në çdo gjë. Thjesht shtypeni butonin dhe skanoni objektin dhe pastaj imazhi mund të transferohet në çdo sipërfaqe duke përdorur bojën. Për momentin është thjesht një koncept.

Telefon celular që bën parashikimin më të mirë të motit

Telefoni si xham mund ta tregojë motin në mënyrë të qartë dhe realiste, thjesht me anë të ndryshimit të pamjes së ekranit. Tani vetëm duhet të presim që koncepti të zbatohet.

Stilolapsi elektronik me sensorë

Duke përdorur këtë stilolaps mund të shkruani kudo dhe të gjitha simbolet e shkruara në çdo sipërfaqe do të dixhitalizohen dhe do të dërgohen në një smartphone ose kompjuter. Nëse keni nevojë të shkruani diçka urgjentisht dhe nuk keni as telefon as letër në dorë, ky stilolaps është zgjidhja e duhur.

Burimi: BrightSide

Një projekt i ri, krijimi i automjetit për të eksploruar Marsin
10 Vendet e braktisur më të bukur në botë

+ There are no comments

Add yours