10 produkte unike për telefonat që do ti gjeni vetëm online

10 produkte unike për telefonat që do ti gjeni vetëm online


//

Produkte unike për telefonat

Telefonat janë bërë nga produktet më të rëndësishme që ne blejmë. Për këtë arsye aksesorët e tyre janë të shumtë. Siç e dini dyqanet Shqiptare lenë për të dëshiruar me shumëllojshmërinë e produkteve. Por kësaj vuajtje i ka ardhur fundi me fillimin e shitjeve online. Përveç se ne tani kemi mundësi të blejmë kudo në botë Amazon, Aliexpress dhe kudo tjetër kohët e fundit kemi edhe dyqane online Shqiptare. Tek platformat online Shqiptare nuk ka nevojë për kartë krediti dhe transporti është brënda 24 orëve. Më e madhja me mbi 6 vjet eksperiencë në treg dhe me mbi 15.000 produkte online është DyqanTaxi. Një prej kategorive të saj është edhe Smartphone, ku tani ka të listuara mbi 600 produkte. Ne bëmë një navigim dhe nxorëm disa produkte që nuk i gjen dot lehtë ose aspak në dyqanet tradicionale. Këto produkte unike për telefonat janë.

i-USB OTG 128 GB

memoria e telefonit

Ky produkt sot është unik dhe rrallë gjendet në dyqanet tradicionale por mendojmë se shumë shpejt do të bëhet një nga më të përdorurit. Me këtë USB mund të merrni informacione nga çdo lloj telefoni, iOS dhe Android. Gjithashtu mund të përdoret edhe për USB normale. Me fluksin e fotove dhe informacionin që mbajmë në telefon nuk besoj se do përdoren më USB tradicionale.  Çmimi nuk është shumë ekonomik por kjo duket nga memorja e madhe që ka.

Shiko këtu detajet e produktit

Mikrofon Karaoke bluetooth

produkte unike per telefonaKy produkt na surprizoi kur e pamë. Nga telefoni mund të bëni një karaoke të vërtetë. Mikrofoni ka bateri dhe punon me bluetooth. Volumi nuk është shumë i madh por për shtëpi dhe për lojra me miqtë duket interesant. Nuk na duket një nga produtket më të mira që mund të blihen por duket shumë i veçantë.

Shiko këtu detajet e produktit

Kufje bluetooth dhe bateri e jashtme

produkte unike per telefonat

Praktikisht produktet janë të zakonshme të mara veç e veç por të dyja bashkë nuk kishim parë më përpara. Kufja bluetooth ka vendin tek bateria e jashtme e cila jo vetëm e karikon kufjen por mund të karikojë gjithçka tjetër. Bateria ka kapacitet 8400 mah e mjaftueshme për disa herë të karikuar çdo telefon.

Shiko këtu detajet e produktit

Mbajtëse tableti dhe telefoni

produkte unike per telefonat

Ndër shumë mbajtëse telefoni që kishte online kjo na bëri përshtypje sepse kishte bazament të fortë për të mbajtur edhe tablet. Kjo mbajtëse Baseus është e veçantë sepse ka bazament të fortë. Mund të jetë ideale për ata që punojnë dhe tableti apo smartphone i duhet për ti drejtuar. Gjithashtu mund të përdoret edhe në kuzhinë. Sido që të përdoret pesha që mban kjo mbajtëse e bën të veçantë për tu përfshirë në këtë klasifikim.

Shiko këtu detajet e produktit

Telefon dhe bateri e jashtme VKworld

Produkte unike per telefonatKy telefon duhet të ishte në këtë listë me patjetër. Përveç faktit që mban bateria deri 360 orë stand by ky mund të përdoret edhe si bateri e jashtme për të karikuar telefonat normalë. Gjithashtu është kundra ujit, ngricës dhe kushteve të tjera atmosferike. Ka dy karta dhe kamera, të pasakontë për të tillë telefonash.

Shiko këtu detajet e produktit

aplikacionet me te mira per telefona

Disa prej aplikacionet më të mira për Smartphone

Aplikacionet më të mira Sot përditë dalin dhjetra aplikacione të rinj. Megjithatë ne pak prej tyre përdorim dhe pak njohim. Për këtë arsye kemi kërkuar në internet për të nxjerë aplikacionet më të mira për telefon. Aplikacionet më të mira për foto dhe art Prisma Është një nga aplikacionet më..

0 comments

Mini ventilator për Android ose iPhone

produkte unike per telefonat

Nuk ka shumë çfarë mund të themi për këtë produkt përveç veçamtosë së tij. Në verë do ishte një produkt vërtet interesant.

Shiko detajet e produktit për Apple këtu, për Android këtu

Fishë karikimi, USB telefoni, dhe USB kompjuteri në 1

Produkte unike per telefonatMendojmë që kjo është një pajisje që duhet ta ketë çdo njeri. Është domozdoshmëri për telefonat tonë. I ka të gjitha që i duhen një telefoni. Fishi për të kaluar informacion apo karikuar telefonin, USB 32 Gb e cila bën si për kompjuter ashtu edhe telefon.

Shiko këtu detajet e produktit

Levë bluetooth për telefonin

Produkte unike per telefonatVërtet që lojrat e telefonave po bëhen gjithmonë edhe më të mira. Madje tani luhen edhe me syret VR. Pasja e një leve për to është edhe më e mirë. Për ata që duan diçka ekstra nga telefoni i tyre kjo është padisktim një gjë.

Shiko këtu detaje mbi produktin

Kufje Bluetooth për vrap

produkte unike për telefonatKufje bluetooth ka shumë edhe për vrap. Këto kufje nga LG, i zgjodhëm sepse mbajtësen e kanë shumë të veçantë. Jo vetëm që duket si varëse e bukur por edhe të jep më shumë liri se kufjet tradicionale për vrap. Bazamenti i saj është më i fortë dhe stabël kështu do jetë më e lehtë për të ushtruar sportin tuaj ndërkohë që dëgjoni muzikë apo flisni në telefon.

Shiko këtu më shumë për produktin

Kufje bluetooth Genius

produkte unike për telefonatEdhe si këto kufje ka shumë online tek DyqanTaxi, por këtë model e zgjodhëm sepse përthyhen në atë masë sa të mbahen lehtë kudo. Përveç se janë nga kufjet me cilësinë e zërit më të mirë dhe mbulesat e veshëve më të mira apo edhe kanë bateri të madhe për më shumë orë në dispozicion.

Shiko këtu më shumë për produktin

produkte elektronike premium online

5 produkte elektronike premium që do ti gjeni vetëm online në Shqipëri

Produkte elektronike premium Tregu Shqiptar karakterizohet nga një ofertë e dobët në shumëllojshmërinë e produkteve. Zakonisht janë të njëjtat produkte në të gjitha dyqanet dhe alternativat për zgjedhje janë të vogla. Por kjo nuk ndodh për DyqanTaxi i cili është portali më i madh i shitjeve online në Shqipëri. Duke..

0 comments
Blerjet e meshkujve online gjatë 2017
Disa prej aplikacionet më të mira për Smartphone

+ There are no comments

Add yours