10 ide për më shumë “lojra” erotike në çift

10 ide për më shumë “lojra” erotike në çift


//

Seksi është mënyra më e mirë për të shijuar intimitetin, por ndodh shpesh që nuk jemi në humorin e duhur për të arritur kënaqësinë që dëshirojmë. Ka edhe raste të tjera kur ne më në fund e gjejmë veten në të njëjtën dhomë me një person që e pëlqejmë , një çast që është ëndërruar aq shumë, por është shumë e vështirë për të thyer akullin.

Edhe nëse momenti nuk është siç ju do e deshironit dhe keni nevojë që të ndryshoni atmosferën që ju shoqëron kur jeni bashkë në një dhomë, lexoni më poshtë disa ide për “lojra erotike” me partnerin e vetëm një nate ose atë të jetës.

1.Loja me shishe. E riformatuar!

Të gjithë e njohim apo e kemi provuar lojën me shishe.  Por versioni në çift ndryshon, partnerët duhet të ulen në dysheme në një rreth të përbërë nga disa bileta që përmbajnë udhëzime dhe objekte pikante, si:  vaj masazhues, një shishe verë, ushqim afrodiziak apo seksi si çokollatë apo luleshtrydhe, apo një vibrator, lodër seksi, pranga për më të apasionuarit.

2.Ngjyrosja e trupit – Body Painting

Një mënyrë shumë intriguese për të zbuluar trupin e partnerit, për një partner që keni pak kohë që njiheni apo nëse dëshironi që të njihni çdo shenjë e refles të partnerit tuaj të jetës.

Loja është kjo: ju duhet të merrni një ngjyrë të bërë posaçërisht për përdorim trupi dhe të filloni të “pikturoni” kudo.

3.Maskimi – Travestimenti

Shëkmbeni veshjet me partenerin. Kjo mund të duket e çuditshme por do të shikoni dhe do të argetoheni duke parë se si ju rrinë veshjet e njëri-tjetri.

Duhet parë nëse ju vlerësoni sesi duket ai me kilotat e tua dhe në qoftë se ai ka guxim të mjaftueshëm për të ofruar këtë pamje. Nëse një mashkull nuk ka frikë nga pjesa e tij femërore mund të jetë shumë sexy duke e ditur se ai ka veshur diçka të pazakontë nën xhinse.

4.I dashur mik, po të shkruaj

Një vend ndryshe ku mund të shkruani, tek shpina e partnerit. Shkruani fjalë apo fraza të ndryshme dhe partneri juaj duhet t’i gjejë ato.

Çfarë mund të përdorni? Gishti si penel i lagur me body painting ose një objekt erotik.

Nëse partneri nuk e gjen frazën, denimin e vendosni ju.

5.Pasyra e dëshirave

 Të dy para pasqyrës, imitoni lëvizjet e njëri-tjetrit. Dhe nëse doni më shumë qëndroni të zhveshur  dhe mund te filloni ngjyrosjen e trupit.

 6.Sekretarja

Për shumë persona zyra është vendi ideal për një takim të nxehtë. Një situatë e rrezikshme që sjell joshje dhe eksitim. Mund ta provoni këtë skenar bashkë me partneren tuaj…

7.Striptiza

Ka shumë lojra erotike që mund të inskenohen. Një version është që femra të luajë rolin e një striptisteje dhe burri tenton ta hutojë në situatë të ndryshme eksituese.

 8.Ma kalo portokallin

Keni parasysh filmin Sciarada, me aktorët Audrey Hepburn dhe Cary Grant? Ai burri i njëmijë fytyrave, ajo që duhet të mësohet për t’i besuar atij? Është skena në të cilën të ftuarit në një lokal duhet t’i kalojnë portokallin njëri-tjetrit (burrë-grua) duke e mbajtuar atë nën mjekër, pa e prekuar me duar dhe pa e lënë atë që të bjerë në tokë. Kjo është një lojë që meriton të provohet në cift, ndoshta pak më të zhveshur…..

9.Miza e verbër

Lidhja sytë partnerit tënd dhe me gishtin e tij tregues udhëhiqe në zbulimin e trupit tënd, dukë përdorur vetëm majën e gishtit të tij. Ai duhet të gjejë se cilën pjesë të trupit tuaj po prek dhe nëse ai gabon……mund ta dënoni me të drejtë dhe në një menyrë që mund t’ju përshtatet më shumë ju.

10.Shuplakat

U bë e famshme me filmin “50 Hijet e Greit”.  Është një ndër lojrat erotike më të pavdekëshme. Merrni kohën tuaj për ta vendosur partneren “mistrece” në pozicionin e përshtatshëm, zgjidhni më pas mjetin e duhur, një lodër seksi tamam për këtë qëllim ose improvizoni.

5 ide si te ruani kujtimet e para të fëmijës
Të fiksuar pas video gameve? Ja çfarë ju duhet për të fituar çdo lojë.

+ There are no comments

Add yours