10 gjërat më të çuditshme të mendjes dhe vetëdijes

10 gjërat më të çuditshme të mendjes dhe vetëdijes


//

Të gjithë e dimë se ka ende shumë për të zbuluar për trurin e njeriut, qoftë shkencërisht qoftë psikologjikisht. Shumë herë ne zbulojmë gjëra të reja rreth trurit në bazë të reagimeve në situata të veçanta me të cilat përplasemi.

Edhe pse ne mendojmë se e njohim mendjen tonë, shkenca sërish ka provuar se rajoni më I pazbuluar i të gjithë universit është ajo që ndodhet brenda vetë kokës sonë.

10- Truri ynë mund të përjetojë fluturimin e plumbit – mos u habit nëse një ditë do të kuptosh se ti mund të shikosh plumbat ndërkohë që ata lëvizin në ajër, pavarësisht shpejtësisë së tyre. Do të ndjehesh sikur po përjeton skenën e mëposhtme të filmit Matrix.

9- Elektrifikimi i trurit mund të të bëjë më të zgjuar dhe më të lumtur – sipas një grupi neuroshkencëtarësh mënyra më e mirë që ti të përmirësosh jetën tënde nëse nuk e ndjen veten të lumtur, është nëpërmjet elektrifikimit të trurit. Sigurisht bëhet fjalë për stimulimin transkranial tDCS dhe jo për terapinë elektroshok që kemi parë në filmin One Fleë Over.

8- Filmat mund të influencojnë mënyrën se si mund të humbasim kujtesën – kjo lloj amnezie quhet amnezi shkëputëse e lidhur drejtpërdrejtë me filmin që 1 person shikon dhe pëlqen më shumë.

8-feature-amnesia-487466713

7- As vetë truri ynë nuk mund t’i kuptojë dot ëndrrat – sipas një kërkimi në Universitetin e Milanos është treguar se ëndrrat nuk kishin fare lidhje logjike me fantazinë e përditshme të njeriut, pra ajo që dikush mund të shihte në ëndërr dhe ajo që imagjinon dhe dëshiron njeriu, nuk kishte aspak lidhje logjike saqë edhe vetë truri dorëzohej që ta kuptonte këtë gjë . Këtë e dëshmonte dhe makineria fMRI.

6- Ëndrrat e Inteligjencës Artificiale (AI) janë edhe më të çuditshme se ato të njeriut – Nuk bëhet fjalë që Google mund të ëndërrojë, por për një eksperiment të thjeshtë që i bëhet Google-it, ku i kërkohet që të përfytyrojë një objekt edhe pse ai mban me miliona foto të atij objekti. Dhe rezultati është një foto e cila i afrohet shumë pak objektit të kërkuar dhe pjesa tjetër e imazhit është pa kuptim. Kjo quhet ëndërr e AI.

3wl2IdK

Ç’kërkohet dhe ç’përfytyron Google

5- Një gjendje morale mund të ndalojë përfytyrimin imagjinar – Një studim në Universitetin Exeter ka zbuluar se 1 në 50 njerëz nuk mund të visualizojnë imazhet. Ky fenomen është quajtur “Aphantasia”dhe për njerëzit që e vuajnë, mund të shoqërohet me mbyllje në vetvete, por nga ana tjetër ata kanë një shikim shumë të mirë dhe i mbajnë mend mirë gjërat, pavarësisht se nuk mund t’i visualizojnë.

5-minds-eye-482252729

4- Sinestezia mund të mësohet – gjendja mjekësore sa e çuditshme aq edhe shumë interesante, pasi ti mund të shikosh muzikën dhe të shijosh ngjyrat. Ka njerëz që mendojnë se sinestezia nuk është e lindur, por është diçka që mund të mësohet. Kjo pasi në një studim u morëm persona me një formë sinestezie që u shkaktonte perceptimin e gërmave si ngjyra. Për habi, të gjithë i panë gërmat me të njëjtën ngjyrë njësoj, pra të gjithë e shihnin gërmën A të kuqe e me radhë. Kjo nënkupton se sinestezia nuk është unike dhe se ajo mund të mësohet.

4-fridge-magnets-481243915

3- Gjurmët e trurit tonë mund të jenë unike – shkencëtarët po mendojnë të përdorin mënyra të tjera të identifikimit të një personi, siç është ajo me anë të gjurmëve të trurit. Nga pajisja fMRI është rezultuar se duke monitoruar pjesë të ndryshme të trurit teksa kryejnë të njëjtin aktivitet, mund të dallohet qartë se cili individ përfaqëson ato gjurmë.
3-brainprint-155784608

2- Stërvitje të ndryshme ndikojnë në trurin tonë në mënyra të ndryshme – Është zbuluar që ushtrime të caktuara fizike mund të ndikojnë ndryshe në pjesë të ndryshme të trurit. Pra varet nga ajo që ti kërkon të arrish. P.sh nëse kërkon të përmirësosh përqëndrimin apo nëse kërkon të marrësh më lehtë vendime të mëdha, në të dyja rastet mjafton një ushtrim fizik specifik që do të të japë ndikim të menjëhershëm.

 

2-workout-477873032

1- Askush nuk do ta kuptojë nëse alienët do të pushtojnë trurin tënd – Duke qenë se teknologjia po përparon, shkencëtarët kanë provuar nëpërmjet eksperimenteve sociale se njeriu në të ardhmen nuk do të mund ta dallojë asnjëherë një njeri të klonuar robotik nga një njeri normal. Gjë sa e përparuar tëknologjikisht, aq edhe e frikshme njëkohësisht. Më poshtë është dhe një pjesë e filmit Invasion të vitit 1956.

Burimi : Listverse

Mungesa e gjumit ul nivelin e inteligjencës
Restoranti I ndërtuar brenda një shpelle ofron një përvojë unike përgjatë Detit Adriatik

+ There are no comments

Add yours