10 gjëra të pabesueshme që mund të ndodhin, nëse Toka ndalon së rrotulluari

10 gjëra të pabesueshme që mund të ndodhin, nëse Toka ndalon së rrotulluari


//

Njerëzit, gjithmonë, kanë qenë kurioze se cfarë do të ndodhte me Tokën dhe ne, nëse do të ndodhte diçka katastrofike. Dhe kjo është ndoshta arsyeja pse Hollywood bën shumë filma për fundin e botës.

Edhe ne jemi të interesuar për këtë temë dhe vendosëm të tregojmë se çfarë do të ndodhte nëse Toka papritur do të ndalet. Pasojat janë të ilustruara me GIF.

1. Të gjitha objektet do të fluturojnë në lindje me shpejtësi të lartë

Ne nuk e vëmë re shpejtësinë e madhe me të cilën Toka rrotullohet. Por nëse ndalet, thotë Sten Odenwald nga NASA, çdo gjë në sipërfaqen e saj do të shkëputet nga toka dhe do të fluturojë në lindje me shpejtësi dhe më pas do të bjerë poshtë. Në Ekuator shpejtësia do të ishte më e madhe (rreth 1.000 milje/orë), ndërsa më afër poleve do të arrinte në 800 milje/orë.

2. Do të ndodhin valë të mëdha të baticës

Fuqia e shpejtësisë do të bënte që uji në det dhe oqean të lëvizte për të formuar tsuname jashtëzakonisht të fuqishme që do të shkonin në lindje dhe të shfarosnin qytetet bregdetare nga faqja e dheut.

3. Do të krijohej një erë e fuqishme

Atmosfera do të vazhdojë të lëvizë, dhe shpejtësia e saj do ta bëjë që të rrotullohet rreth planetit – ndoshta disa herë. Shpejtësia e rrjedhjes së ajrit do të ishte e madhe: më shumë se 1,100 milje/orë Kjo do të bënte që Toka të humbiste një pjesë të atmosferës gjatë këtij veprimi.

4. Gjithë uji në Tokë do të mblidhej në 2 oqeane dhe do të formohej një kontinent i ri

Uji mblidhet në Ekuator për shkak të forcës centrifugale. Një ndalesë e papritur gjatë rrotullimit të Tokës do të bënte që sipërfaqet e Tokës dhe uji të rishpërndaheshin për të formuar 2 oqeane të mëdhenj në të dy polet. Sipërfaqja e tokës në Ekuator do të ngrihej dhe do të krijohej një continent, i madh, i ri që do të mbulonte tërë planetin përmes Ekuatorit.

5. Do të fillojnë shpërthimet vullkanike, uraganet dhe tërmetet

Forca e madhe kinetike e Tokës dhe vrulli i saj do ta tundnin planetin deri në bërthamën e saj. Rezultati është mjaft i parashikueshëm: uragane të gjithëfuqishme, shpërthime vullkanike dhe tërmete shkatërruese. Kudo.

6. Forma e Tokës do të transformohej në një sferë

Forma aktuale e Tokës është për shkak të lëvizjes së saj rrotulluese. Është pak e shtypur në pole dhe pak i fryrë në Ekuator (shih një leksion nga Prof. Etienne Ghys nga ENS de Lyon). Nëse planeti ndalet, forma e saj do të bëhet më sferike.

7. Në njërën hemisferë do të ishte nxehtë si në një shkretëtirë ndërsa në tjetrën do të ishte ftohtë si në Antarktik

Nëse Toka do të bënte vetëm një rrotullim rreth diellit, vetëm gjysma e saj do të nxehej, duke e bërë atë të nxehtë dhe të ndezur, gjithmonë me shkëlqim me temperaturat më të larta në Ekuator. Hemisfera e dytë do të bëhej një mbretëri e natës së përjetshme dhe të ftohtit arktik. Ndersa NASA ka një version tjetër: Nëse Toka do të ndalet së rrotulluari krejtësisht athere do të ketë një ditë 6-mujore e ndjekur nga një natë me të njëjtën gjatësi.

8. Fusha magnetike që mbron Tokën nga rrezatimi i rrezikshëm kozmik do të zhduket

Fusha magnetike është formuar për shkak të procesit të jashtëm (të bërë kryesisht nga hekuri) dhe lëvizjes rrotulluese të planetit. Sten Odenëald parashikon se nëse planeti Tokë ndalet, fusha magnetike do të zhdukej. Kjo fushë na mbron nga era diellore pasi grimcat e ngarkuara nga dielli do të shkatërronin çdo qenie të gjallë.

9. Nëse njerëzit mbijetojnë, do të ndodhte vetëm në kufirin e nxehtësisë dhe të ftohtit

Njerëzimi do të jetë në gjendje të përshtatet vetëm me kushtet e reja në kufirin e natës dhe të ditës. Njerëzit do të duhet të jetojnë nëntokë dhe nësë do duan të dalin në sipërfaqe duhet të veshin kostume mbrojtëse për shkak të rrezatimit.

10. Hëna përfundimisht do të binte mbi Tokë, por kjo nuk do të ndodhte shumë shpejt

Prof. Vaughan Pratt nga Universiteti Stanford thotë se Hëna gradualisht do të ngadalësohet dhe distanca e saj nga Toka do të zvogëlohej. Me kalimin e kohës, ndoshta do të binte vetëm mbi planetin tonë.

Në fakt, Toka po ngadalësohet. Në rininë e saj, ajo rrotullohej shumë më shpejt: një ditë zgjaste vetëm 6 orë. Graviteti i Hënës shkakton baticë dhe zbaticë që gradualisht ngadalësojnë shpejtësinë e lëvizjes së Tokës. NASA llogariti se gjatësia e ditës rritet me 2.3 ms çdo 100 vjet. Pas miliarda vitesh, ditët do të bëheshin disa herë më të gjata, dhe pastaj planeti ynë, ndoshta, do të ndalet plotësisht.

Burimi: Bright Side

Meditimi modern

Në djall vaftë: Një guidë meditative për botën moderne

Meditimi modern “Lëri pislliqet e botës së jashtme të rrjedhin tutje nga vëmëndja jote” na thotë zëri qetësues i Jason Headley duke na ftuar të ndjekim videon e tij te titulluar: F*ck That: A Guided Meditation. Ai përdor gjuhën e përditshme për tu lidhur shpirtërisht me dëgjuesit e tij modernë,..

0 comments
Porsche prezanton makinën më të shpejtë
15 Skulpturat më të famshme në Botë

+ There are no comments

Add yours