10 Fshatrat turistikë më të bukur në Shqipëri

10 Fshatrat turistikë më të bukur në Shqipëri


//

Bukuritë e Shqipërisë janë të pafundme. Ka shumë vende që të ofrojnë qetësinë dhe bukurinë e natyrës, kuzhinën, infrastrukurën, shërbimet. Në një publikim, bërë nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, listohen këto fshatra turistike si më të bukurat për të mos u lënë pa u vizituar.

Thethi është ai që ze vendin e parë, një fshat që tashmë është i njohur edhe jashtë vendit, nga turistët e huaj.

Ja fshatrat më të bukur që duhet  t’i vizitoni në Shqipëri:

Theth (Park Kombëtar) në Shkodër

Ndodhet në mes të Alpeve, me një bukuri të rallë.

Në këtë zonë gjejmë pasuri natyrore, trashëgiminë kulturore dhe historike duke formuar kështu bazat më të rëndësishme për turizmin.

01a016e2f4947aa327374505c6a1e2f0 (1)

Voskopoja në Korçë

Voskopoja ndodhet 18 km nga Korça, është një vend i vjetër me një kulturë të pasur Bizantine dhe monumente, kisha dhe manastire ortodokse.

33_big

Benja në Përmet

Gjeni aty burimet termale dhe peisazhet e mrekullueshme të kanionit të Langaricës.

107879931

Lin në Pogradec

Ndodhet në brigjet perëndimore të liqenit të Ohrit, 22 km nga qyteti i Pogradecit. Ka disa plazhe të këndshëm me ujë të kristaltë, më rërë dhe guraleca të vegjël. Mund të shijoni plazhin dhe tavën e mrekullueshme me koran.

tumblr_ms5aihv11v1r9f9vzo1_1280

Dragot në Tepelenë

Dragoti ndodhet në faqen jugore të malit Shëndëlli, i kufizuar nga fshati Beçisht (vendlindja e Ali Pashë Tepelenës) dhe fshati Meshgoran.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Vuno në Vlorë

Një fshat i pozicionuar në jug të qytetit të Vlorës, në bregun e detit Jon, me një pamje mahnitëse.

albania_plaza_vlora_saranda9

Valbona (Park Kombëtar) në  Tropojë

Shtrihet në qendër të Alpeve Shqiptare. Lugina e Valbonës ka statusin e Parkut Nacional dhe shtrihet ne nje siperfaqe prej 8.000 hektarësh. Konsiderohet si mrekullia e Alpeve.

banner44

Kallmet në Lezhë

Është një krahinë në rrethin e Lezhës, shtrihet poshtë vargmalit të Velës dhe në fushën Shkodër-Lezhë.

_0006_kallmet

Petrela në Tiranë

Emërtimi rrjedh nga fjala shkëmb. Ndodhet në juglindje të Tiranës, rreth 12 km larg. Klima e pasur, natyra e bukur dhe burime të pasura natyrore.

Petrela

Belsh në Elbasan

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

 

 

 

Facebook Comments

comments

+ There are no comments

Add yours