10 faktet më fantastike për LEGO
Nëse do të kthehemi mbrapa në kohë, në vitin 1998 LEGO ka qenë një nga lodrat më të pëlqyera dhe më të përdorura. Legot kanë mbetur gjithmonë një ikonë si “kubat ndërtues”, pjesë e fëmijërisë së shumë njerëzve në mbarë botën.
Por edhe nëse nuk i keni pëlqyer ndonjëherë, është e sigurt që ju e dini se çfarë ato janë, dhe me siguri i vlerësoni sepse mund të kenë mbajtur motrën apo vëllain e vogël me orë të tëra të përhumbur duke luajtur.
Dhe LEGO nuk janë vetëm për fëmijët, shumë krijime fantastike janë realizuar nga të rritur.
Më poshtë mund të njiheni me 10 fakte interesante rreth LEGO.
1.LEGO janë krijuar para 82 vitesh
Grupi LEGO është krijuar në vitin 1932 në Danimarkë. Gjithçka u krijua gjatë një workshopi të vogël për lodrat.
2.Një kub Lego nga viti 1958 mund të bashkohet më një kub Lego të krijuar në ditët e sotme.
Kubat Lego janë pjesë e një sistemi universal dhe janë krijuar në mënyrë të atillë që çdo pjesë e bërë është kompatible me pjesë të tjera.
3.Kuptimi i veçantë i emrit
Emri LEGO është krijuar si bashkim i dy shkronjave të para të dy fjalëve daneze “Leg” dhe “Godt” që do të thotë “Luaj mirë” .
4.Mund të kombinohen 6 deri në 8 kuba në 915,103,765 mënyra.
5.Minifigurat e krijuara mund të kenë rekordin për popullsinë më të madhë të botës. (nëse do të ishin njerëz, sigurisht)
Minifigura e parë është krijuar në vitin 1978, dhe nga ky moment janë krijuar edhe rreth 4 miliardë minifigura të tjera.
5.Dikush ka krijuar një shtëpi të vertetë më LEGO.
Në vitin 2009, James May në një vend të Britanësë së Madhe ndërtoi shtëpinë e parë me LEGO, duke përdorur 3.3 milion kuba.
Shtëpia ka brenda tualetin, dushin dhe një krevat, gjithçka bërë me LEGO.
7.Kulla më e madhe krijuar me LEGO, përmban rreth 500,000 kuba.
8.Shumë artistë kanë krijuar skulptura me LEGO.
Sean Kenney, është një nga artistët që ka krijuar skulptura me Lego për klientët e tij. Kenney e quan veten si “fëmijë profesionit”.
9.Seti më i madh krijuar për reklamë nga lego, është Taj Majal.
Seti përmban rreth 5900 pjesë.
10.Një fëmijë ka krijuar një printer me setin e tij LEGO.
Një 12 vjeçar në Kaliforni i përdori setet e tij Lego për të krijuar një printer funksional. Për të realizuar këtë gjë ka shpenzuar rreth 350 dollarë për legot që i janë dashur.
Sete fantastike LEGO mund t’i gjeni shumë thjesht për fëmijët tuaj, në www.dyqantaxi.com.
Modelet interesante mund t’i shikoni KËTU.
+ There are no comments
Add yours